PD: Rama vjedh meritat, investimi në
Babicë të Vlorë projekt i nisur nga ne

PD: Rama vjedh meritat, investimi në<br />Babicë të Vlorë projekt i nisur nga ne
TIRANE - Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të nenstacionit të Babicës në Vlorë, në të cilën kreu i qeverisë u shpreh se sektori energjetik shqiptar falë reformave të qeverisë është kthyer në një sektor fitimprurës, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike. Sipas demokratëve Edi Rama tentoi të marrë përsëri merita të paqëna dhe se investimi në Babicë ishte investim i nisur nga qeveria e mëparshme në fillim të vitit 2013. 

Me tej Partia Demokratike ka theksuar se marrëveshja për projektin e Unazës Energjetike të Jugut u nënshkrua në vlerën e 35 milion eurove.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike
Edi Rama tentoi të marrë sot merita të paqëna nga një përurim në Babicë të Vlorës, ku nuk gjeti asnjë moment për të treguar të vërtetën, se ky ishte një investim i nisur në fillim të vitit 2013 nga qeveria e mëparshme.

Marrëveshja për projektin e Unazës Energjetike të Jugut u nënshkrua në Janar të vitit 2013 në prani të qeverisë së asaj kohe dhe ambasadores gjermane, pasi donator është KFV, në vlerën e 35 milion eurove.

Punimet në terren nisën konkretisht në qershor të vitit 2013 në Zemblak të Korçës, si pjesë e kësaj unaze.

Ne nuk presim që Edi Rama kreu i korit të hajdutëve, që po vjedh çdo pasuri të vendit, të tregohet i ndershëm me meritat e këtij projekti.

Por shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën e këtij investimi të rëndësishëm për qytetarët e Jugut, një projekt që Edi Rama e gjeti gati.

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur