PD:Rama zyrtarizon aferën Skavica
konçesioni korruptiv do të zhbëhet

PD:Rama zyrtarizon aferën Skavica<br />konçesioni korruptiv do të zhbëhet
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin e vendit Edi Rama se ka zyrtarizuar aferën “Skavica’ por ka paralajmëruar zhbërjen e këtij koncensioni.

Në një dalje të posaçme për mediat, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma tha se Rama ka hapur rrugën e mbylljes së kësaj afere dhe ëhstë njoftuar se tenderi do të bëhet në 11 korrik, ndonëse sa për formalitet pasi fituesi është paracaktuar.

Duma tha se, Edi Rama po ndan kështu me klientin e tij, një prej projekteve më të mëdha hidroenergjitike në vend e në rajon.
 
Ja deklarata e saj e plotë
Edi Rama ka hapur zyrtarisht rrugën për të përmbyllur aferën e tij Skavica me firmën turke Suzer.

Njoftohet se tenderi do të bëhet me 11 korrik, një garë sa për formalitet, pasi fituesi është i paracakuar, është Suzeri, kompani që zyrtarisht ka marrë ndërkohë 8 pikë bonus nga Rama pasi ka bërë propozimin e pakërkuar.

E vërteta është se kemi të bëjmë me një pakt të kërkuar me kohë, me negociata të paligjshme e private, fillimisht të Edi Ramës, pastaj të Arben Ahmetajt i cili ka ndërmarrë dhjetëra udhëtime luksoze me çarter.

Kur ne e denoncuam këtë pazar të Edi Ramës me pasurinë publike me firmën Suzer, një vit më parë, qeveria e mohoi.
Më pas negociatori i paligjshëm me çarter Ben Ahmetaj e pranoi live në emisionin Zonë e Lirë. Dhe sot, Suzer rezulton edhe me dokument qeveritar si favorit, pasi ka marrë
8 pikë bonus për një propozim të pakërkuar.

Edi Rama po ndan kështu me klientin e tij, një prej projekteve më të mëdha hidroenergjitike në vend e në rajon, një allishverish që ka nisur me negociata të paligjshme e private në Stamboll, e që pritet të mbyllet me 11 korrik në Tiranë.

Suzer dhe çdo kompani tjetër janë të paralajmëruar edhe sot me datë 24 maj 2016 nga Partia Demokratike e Shqipërisë se: koncesioni korruptiv i Skavicës do të zhbëhet. Se një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i kësaj afere përfshirë takimet, udhëtimet dhe allishverishin korruptiv Rama-Ahmetaj-Suzer, do të bëhet, në mos sot, nesër.
Partia Demokratike do ta zhbëjë këtë koncesion me forcën e ligjit, si cdo koncesion e aferë  tjetër korruptive të Edi Ramës.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza