PD-Ramës:Krim federal në Amerikë
me para droge?Trego burimin e tyre

PD-Ramës:Krim federal në Amerikë<br />me para droge?Trego burimin e tyre
Nënkryetari i Partisë demokratike Edi Paloka ka vijuar me akuzat për kryeministrin Edi Rama për foton e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2012 ku ka pyetur nëse  se krimi federal në Amerikë është bërë me para droge.
 
Ai i ka bërë apel kryeministrit që të tregojë burimin e 80 mijë dollarëve, që sipas Palokës, a ii ka dhënë për të bërë një fotografi me Presidentin Obama.

 Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka​
 

Prej një jave Edi Rama gjendet nën akuzë se ka financuar një krim federal në Amerikë, dhe ai nuk jep asnjë shpjegim.
Bilal Shehu, taksisti i Neë Jersey e ka pranuar se 80 mijë dollarëshi që ka paguar në fushatën e Obamës, për ti mundësuar Ramës një takim dhe një foto me presidentin amerikan, i ka ardhur nga jashtë. Nga një burim i huaj. Nga Shqipëria.
Edi Rama është nën detyrim të bëjë transparencë, se nga dolën këto para. Kush është burimi i tyre?
Dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, cka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.
Nëse ato janë para droge dhe trafiqesh, paratë e atyre trafikantëve me të cilët Rama erdhi në pushtet, kemi të bëjmë me një krim edhe më të madh, dhe çështja duhet zbardhur sa më shpejt.
Edi Rama është përfituesi i drejtpërdrejtë i 80 mijë dollarëshit që u pagua nga një burim i huaj.
Dhe është ai që duhet të përgjigjet:
Nga vijnë këto para?
Kush është burimi?
Kush është pagatori, kush është ky donator i Edi Ramës? 
A janë para të ligjshme, apo të aktiviteteve kriminale?
Sa më shumë struk kokën e nuk përgjigjet për këto pyetje, aq më shumë rëndohet akuza ndaj tij, aq më shumë bëhet e besueshme se Edi Rama financoi një krim federal në amerikë me para të pisëta.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'