PD: Raportet ndërkombëtare kthejnë
Shqipërinë prapa nga korrupsioni

PD: Raportet ndërkombëtare kthejnë<br />Shqipërinë prapa nga korrupsioni
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë shqiptare për afera me korrupsionin, duke thënë se këtë e kanë faktuar edhe raportet ndërkombëtare të cilat e kanë kthyer prapa Shqipërinë.

Në një dalje të posaçme për mediat, deputetja Jorida Tabaku ka thënë se, Freedom House dhe Dhoma Gjermane e Industrisë po konfirmojnë realitetin tronditës në Shqipëri.

Ajo ka shtuar se, korrupsioni i Kryeministrit Edi Rama dhe oligarkëve të tij është i pranishëm në çdo vendim, në çdo fond, në çdo zyrë publike, duke bërë që Banka Botërore të japë shifra se, 46.2 përqind e familjeve shqiptare janë zhytur në varfëri e jetojnë me jo më shumë se 5 dollarë në ditë.

Ja deklarata e plotë e saj
 Dy raporte të rëndësishme ndërkombëtare kanë konfirmuar realitetin tronditës në Shqipëri për gjendjen e ekonomisë dhe të demokracisë.
Freedom House dhe Dhoma Gjermane e Industrisë bashkohen tek një tregues në lidhje me përkeqësimin e situatës në vendin tonë, që është korrupsioni galopant.
56 përqind e bizneseve gjermane e vlerësojnë si negative klimën në vend. Në 1 vit bie me 9 përqind vlerësimi gjerman për Shqipërinë.
Të fundit e konsideron biznesi gjerman Shqipërinë, si mundësi investimi në rajon.
Faktorë të vlerësuar si pengesë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh janë mungesa e; luftës kundër informalitetit dhe korrupsionit, transparencës në tendera publikë, sigurisë ligjore, parashikueshmërisë së politikave ekonomike dhe administratës publike.
Nga ana tjetër, Freedom House thotë se Shqipëria është kthyer 12 vite mbrapa në gjendjen e demokracisë, pikërisht në realitetin e vitit 2004.
Korrupsioni, është treguesi më negative edhe sipas Freedom House.
Dhe në fakt, korrupsioni i Edi Ramës dhe oligarkëve të tij është i pranishëm në çdo vendim, në çdo fond, në çdo zyrë publike.
Tendera me fitues të përcaktuar ofertuesin me vlerën më të madhe, sa 99 e fondit limit.
Sekserë të gërbulur në vjedhje si Kokëdhima që është kthyer në adresën zyrtare të investitorëve.
340 milionë euro të shëndetësisë që u ndanë mes miqsh, ndërkohë që shëndetësia është në ditën më të keqe, pa ilaçe e pa paisjet bazë.
400 milionë dollarë u vodhën në dogana e tatime vetëm vitin që shkoi.
970 milionë euro dëme në një vit të konstatuara nga Kontrolli I Lartë i Shtetit.
Dhe ndërsa hajdutëria rritet, Banka Botërore tregon se 46.2 përqind e familjeve shqiptare janë zhytur në varfëri e jetojnë me jo më shumë se 5 dollarë në ditë.
Ky është realiteti dramatik që po konfirmohet çdo ditë edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Kjo është oligarkia e korrupsionit e Edi Ramës, që qytetarët e shohin çdo ditë, por tashmë e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka