PD refuzon formulën e SHBA
Lu: Të zhgënjyer nga Basha

PD refuzon formulën e SHBA<br />Lu: Të zhgënjyer nga Basha
Partia Demokratike ka refuzuar propozimin e SHBA-BE për draftin hibrid të reformës në drejtësi duke kërkuar përjashtimin e ndërkombëtarëve nga procesi i vettingut. Menjëherë pas zyrtarizimit të qëndrimit të demokratëve, ka ardhur reagimi i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu. 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ambasadori Lu thotë se është i zhgënjyer me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, Basha po bie në kundërshti me atë që ka kërkuar më parë dhe që e konsideronte konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Venecias.

Nga ana tjetër, ai shton se, është duke u punuar që dy palët të shkojnë drejt propozimit hibrid të diskutuar edhe nga Nuland.

"Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim – gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën", thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. 

PD deri më sot e kishte pranuar praninë e ndërkombëtarëve në rolin e vëzhguesit e monitoruesit, por me këtë propozim të ri ky është një kthim prapa i Partisë Demokratike.

Në propozimin e PD saktësohet se, ndërkombëtarët mund të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve, por nuk mund të kenë të drejtë që të marrin vendime.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot