PD,revoltohen kryetarët e
degëve, i kërkojnë takim Bashës

PD,revoltohen kryetarët e<br />degëve, i kërkojnë takim Bashës
TIRANE- Krerët e degëve lokale të Partisë Demokratike në rrethe i kërkojnë takim lidershipit demokrat, Lulzim Basha, përpara nisjes së analizës së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Në një kohë kur të gjitha degët i janë përgjigjur udhëzimit të Bashës për krahasimin e shifrave, hapi i radhës është zbritja në bazë, aty ku rëndon edhe përgjegjësia e humbjes. Këtu qëndron edhe pikëpyetja që ngrenë drejtuesit demokratë të rretheve, të cilët akuzojnë deputetët se do tentojnë t’ua faturojnë humbjen degëve të PD.

Dhe kjo interpretohet si lëvizje e qëllimshme e deputetëve, për shkarkimin e disa kryetarëve të degëve. Ajo që i shqetëson aktualisht ata është pikërisht tendenca për të kamufluar mosmarrëveshjet në bazë, me qëllim përqendrimin e gishtit të akuzës mbi krerët e degëve. Më shumë se njëherë krerët lokalë të PD kanë pranuar raportet destruktive me deputetët, të ngarkuar nga kryetari Basha për organizimin e zgjedhjeve në 61 zonat zgjedhore. Debat i cili shpesh herë ka agravuar edhe në akuza të ashpra mes palëve, aq sa në ndonjë rast është dashur edhe ndërhyrja e Bashës për qetësimin e toneve.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën