PD rifiton Bashkinë e Kavajës 
me 28 vota diferencë

PD rifiton Bashkinë e Kavajës <br />me 28 vota diferencë
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe kandidati i PD-së, Isa Sakja ka fituar përballë Dorian Muratit me një diferencë shumë të vogël votash.
 
Pas përfundimit të numërimit, dy kandidatët i dhanë dorën njëri tjetrit dhe Sakja, falenderoi gjithë banorët e Kavajës që i dhanë votbesimin. 

"Falenderoj çdo njeri që na votoi, çdo të majtë dhe të djathë, që besoi, se Kavajës i duhet ndryshimi.Falenderoj sidomos qytetin e Kavajës, dhe popullin e mrekullueshëm të Luzit, Golemit, syneit dhe Hebsit që e kuptuan se Kavajës i duhet një energji tjetër, një energji pozitive. Për zgjedhjet në rang kombëtar, kavaja di të reagojë, di të thotë jo dhe atëherë kur të tjerët tulatën, ne nuk kemi frikë dhe e hedhim votën atje ku duhet", u shpreh Sakja.

I pyetur në lidhje me diferencën e ngushtë me kandidatin e PS, Sakja u shpre se, “diferenca e ngushteë është aq e bukur sa të jep motiv që mandatin tjetër të punojmë më shumë për të fituar më thellë.

Ndërkohë në rrugët e Kavajës ka nisur festa e mbështetësve të kryetarit të sapozgjedhur, Isa Sakja.



Rezultatet

PD- Isa Sakja 11155 vota

PS- Dorian Murati 11127 vota

LSI- Maksim Kona 1969 vota

Të pavlefshme 698 fletë

Gjithashtu kanë mbetur edhe 80 vota për tu numëruar, që janë hedhur në kuti të gabuara, por nga numërimi paraprak i tyre thuhet që rezultati nuk ndryshon. 

Numërimi i këtyre 80 votave do të bëhet gjatë ditës së sotme pasi komisionerët janë larguar, për shkak të lodhjes.

[gallery]22839[/gallery]
kv
Takimi i rivalëve për bashkinë e Kavajës pas shpalljes së rezultatit

03:20 Basha uron për fitoren kandatin e PD
Në një status në Facebook Basha ka uruar kreun e ri të Bashkisë Kavajë dhe ka shprehur mirënjohjen ndaj demokratëve të kavajës.
 
Statusi i Bashës në Facebook
Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise:
Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajes!
Urimet e mija me te perzemerta qytetareve te Kavajes per kete ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!
Mirenjohje te thelle demokrateve te Kavajes dhe Kryetarit Sakja per kete fitore ogurbardhe!
Nga Kavaja heroike e qendreses, perballjes dhe fitores do te nise ringritja e Shqiperise.
Zoti e bekofte Kavajen e Lirise dhe Demokracise!

basha

02:40 Dy kandidatët për kryetar Bashkie ndjekin numërimin e kutisë së fundit
Kandidati i PS, Dorian Murati dhe kandidati i PD, Isa Sakja ndodhen në qëndrën e numërimit duke vëzhguar numërimin e kutisë së fundit.

kav

02:25 Numërohen 5 kutitë e fundit/ Kryeson Partia Demokratike me 59 vota
Janë numërar 79 kuti dhe Isa Sakja i PD-së kryeson me 59 vota më shumë se Dorjan Murtati i PS.
Isa Sakja, PD - 10573 vota

Dorjan Murtati, PS – 10514 vota
 
Maksim Kona, LSI – 1931 vota​

01:20 Rifillon numërimi i votave

00:55 Kanë mbetur dhe 10 kuti për tu numëruar/ Ndërpritet numërimi
Kur kanë mbetur edhe 10 kuti për tu numëruar, komisionerët kanë ndërprerë numërimin për shkak të lodhjes. 

Pritet që numërimi të rifillojë së shpejti, ndërkohë nuk thuhet se kur do të rifillojë.

00:45 Rezultatet për Bashkinë Kavajë

Isa Sakja, PD - 9907 vota

Dorjan Murtati, PS – 9902 vota
 
Maksim Kona, LSI – 1878 vota

00:05 Vijon numërimi i votave për Bashkinë Kavajë
Ndëkohë që vijon numërimi votuesit bëjnë pushim me turne për shkak se janë të lodhur.

22:35 Rifillon numërimi kreun e Bashkisë në Kavajë

22: 20 Kavajë, ndërpritet numërimi, shkak ndërprerja e energjisë
Ndërpritet numërimi për shkak se dy prozhektorë u fikën aksidentalisht, nga një vëzhgues.

Policia hyn në qëndrën e numërimit për të ruajtur kutitë.



kzaz kavaje

kzaz kavaje

kzaz kavaje
(KZAZ-ja pa energji elektrike)

ahmetaj mediu
  (Arben Ahmetaj dhe Fatmir Mediu duke ndjekur procesin e numërimit të votave në Kavajë)

22:15 Rezultatet për Bashkinë Kavajë
 
Dorjan Murtati, PS – 8295 vota

Isa Sakja, PD - 8259 vota
 
Maksim Kona, LSI – 1300 vota

kavaje numerimi



Ministri teknik i Brendshëm pranë KZAZ-së në Kavajë
Ministri teknik i Brendshëm ka mbërritur në Kavajë, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave për kreun e kësaj bashkie. 

“Isha në Kavajë për mbarëvajtjen e numërimit dhe për të garantuar mbështetje për policinë. Numëruesit e PS nuk ishin paraqitur, kishte tension. Policia largoi mbështetësit e dy partive politike”, tha Demiraj për mediat.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS