PD ripyet qeverinë për "Skavicën":
Ky,projekti më korruptiv i qeverisë

PD ripyet qeverinë për Ky,projekti më korruptiv i qeverisë">
Partia Demokratike ka bërë edhe sot disa pyetje për Kryeministrin e vendit, Edi Rama sa i takon çështjes së hidrocentralit tëSkavicës, ndërkohë që dhënjen me konçension të tij e ka konsideruar si projektin më korruptiv të realizar deri tani.

Në një dalje për mediat, nga foltorja e Partisë Demorkatike, Sekretarja e Marrëdhënjeve me Publikun, Grida Duma ka thënë se qeveria është kapur gafil me këtë projekt, i cili, sipas Dumës, nuk ka asnjë pikë transparence.

Përveç kësaj, ajo ka shtuar se janë katër pyetjet të cilave qeveria i duhet përgjigjur dhe që kanë të bëjnë me negociatat me kompaninë, arsyeja se përse u mbajt e fshehur kjo negociatë, përse vendimi i qeverisë nuk u zbardh në kohën e duhur dhe se sa herë e ka vizituar ministri Ahmetaj Turqinë dhe për çfarë arsyeje.

Ja deklaratae plotë e Grida Dumës dhe Partisë Demokratike.

Skavica është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike.
I kapur në këtë aferë, Edi Rama vazhdon të refuzojë transparencën, ashtu siç e nisi këtë histori me bisedime të fshehta e sekrete.
Partia Demokratike e paralajmëroi këtë aferë të dyshimtë me 29 prill të vitit të kaluar, por qeveria e mohoi. Në fund të vitit, qeveria e pranoi, madje si arritje të sajën;
Arben Ahmetaj u shpreh në televizion: ”Më thoni një emër që është larguar?! Ju them unë një që ka ardhur. Skavica. Suzer & Nurol Group”.
Edi Rama refuzon të përgjigjet, por pyetjet që kanë qytetarët dhe opioni publik mbeten;
-1 A ka bërë ai negociata të fshehta e të paligjshme me kompaninë Suzer?
-2 Pse u mbajt sekret propozimi i Suzer dhe vlerësimi i saj me bonus?
-3 Pse vendimi i qeverisë për Suzer nuk u publikua bashkë me vendimet e tjera të datës 23 dhjetor, por vetëm pasi denoncoi opozita?
-4 Sa herë e ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit ministri Ahmetaj, dhe me çfarë qëllimesh?
Edi Rama refuzon të përgjigjet, por ai do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët për aferat e tij korruptive me pasuritë publike.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska