TIRANË - Partia Demokratike edhe sot në 101 vjetorin e Policisë së Shtetit, ka hedhur akuza ndaj Ministrisë së Brendshme dhe vetë drejtuesve të uniformave blu, për emërime politike. Gjatë një deklarata për mediat deputeti i demokrat, Arben Ristani, tha se, “101 vjetori e gjen policinë në ditë të vështirë”.
“Sot, me rastin e 101 vjetorit të krijimit të policisë së shtetit, Partia Demokratike, gjen rastin të përshëndesë dhe të urojë punonjësit e policisë në gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike vlerëson lart rolin që ka luajtur policia e shtetit në forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, tha Ristani.
Sipas deputetit demokrat, “janë punonjësit e policisë së shtetit që me përkushtimin dhe sakrificat e tyre i kanë sjellë Shqipërisë shërbime dhe rezultate të vyera për rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve, si dhe për procesin e integrimit europian të vendit”.
“Falë punës së tyre, imazhi i Shqipërisë u përmirësua dita ditës, dhe asgjesimi i bandave të krimit të organizuar dhe sigurimi e menaxhimi modern i kufijve, solli përparim të dukshëm në rrugën drejt Bashkimit Europian e NATO-s, si dhe mundësoi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë”, theksoi në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Arben Risanit.
Por për Ristanin, sot policia po kalon ditët më të vështira. “Megjithëse sot, Policia e Shtetit po kalon ditët e saj më të këqija, për shkak se profesionistët janë shkarkuar ose janë lënë në hije, dhe në skenë kanë dalë e drejtojnë militantët e Partisë Socialiste. Megjithëse sot kriminaliteti është rritur dhe pasiguria e qytetarëve është shtuar sepse policinë e shtetit e drejtojnë numëruesit dhe donatorët socialistë.
Sërish ne besojmë se në strukturën e saj, policia ka ende shumë punonjës të përkushtuar që e duan vendin dhe popullin e tyre”, tha deputeti demokrat.
“Ne i përshëndesim të gjithë ata, dhe i sigurojmë se Partia Demokratike është gjithnjë në krah të profesionistëve të ndershëm. Gëzuar të nderuar punonjës të policisë së shtetit përvjetorin e krijimit të organizatës tuaj”, përfundoi deklaratën, deputeti i PD-së, Arben Ristani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com