PD: Rrëzimi i komisionit hetimor
antikushtetues, duhej ngritu

PD: Rrëzimi i komisionit hetimor<br />antikushtetues, duhej ngritu
TIRANË - Partia Demokratike me anë të deputetes, Jorida Tabaku ka deklaruar se, rrëzimi i kërkesës për komision hetimor, është shkelje e Kushtetutës dhe frikë e mazhorancës për t’u përballur me të vërtetën.
 
Duke folur nga selia e Kuvendit, Tabaku akuzoi se, “mazhoranca Rama-Meta edhe pse ka vetëm 100 ditë që ka marrë pushtetin, ka frikë të hetohet dhe të japë llogari, dhe këtë e tregoi duke rrëzuar me forcën e kartonëve kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor, për zbardhjen e manipulimit që ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të qytetarëve shqiptarë, në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.
 
Sipas saj, kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor u bë nga 1/4 e deputeteve dhe në këto kushte, Kushtetuta përcakton se ngritja e tij është e detyrueshme. “Rrëzimi i kërkesës është veprim antikushtetues. Po ashtu, sipas Gjykatës Kushtetuese, komisionet hetimore janë një instrument i fuqishëm kontrolli i parlamentit mbi qeverinë dhe administratën për të siguruar se këto veprojnë në bazë të ligjit. Gjykata Kushtetuese, thotë se, në mënyrë të veçantë, komisioni hetimor është një instrument i fuqishëm kontrolli ne duart e opozitës”, theksoi gjatë fjalës së saj deputetja demokrate.
 
Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, rrëzimi i kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga mazhoranca me forcën e kartonëve, “është një dhunim arrogant i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të opozitës, me qellim fshehjen e një skandali të rëndë. Përmes këtij komisioni ne kërkuam që të hetohet, me qellim kontrollin e zbatimit të ligjit dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje legjislative, që kjo shkelje me pasoja të renda publike dhe individuale, të mos përsëritet më”.
 
“Dhe kjo është plotësisht ne përputhje me nenin 77 të Kushtetutës, e nuk ka për qëllim hetimin penal të personave përgjegjës, pra nuk e pengon prokurorinë në punën e saj. I kujtojmë publikut se, një akt i paprecedentë, një shkelje seriale e ligjit, me bekimin e qeverisë dhe me mbështetjen e drejtuesve të sistemit tatimor, ndodhi ne mesin e muajit të shkuar, që solli si pasojë mosfunksionimin e sistemit elektronik tatimor për më shumë se dy javë”, tha Tabaku.
 
Sipas Tabakut, “kjo ka cënuar të dhënat konfidenciale të qytetarëve të mbrojtura me ligj, dhe i ka shkaktuar një dëm të madh biznesit dhe arkës së shtetit. Duke e konsideruar këtë çështje, me interes të lartë publik, Partia Demokratike kërkoi një hetim parlamentar të ngjarjes, për të zbardhur këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe të konfidencialitetit të qytetarëve”.
 
“Ndërkohë, mësohet se skandali ëshë thelluar, pasi janë zhdukur pamjet filmike që vërtetojnë ndërhyrjen e disa personave në serverin qendror të Drejtorisë së Tatimeve. Rrëzimi me votë i kërkesës sonë, shton edhe më shumë dyshimet se ndërhyrjet e paligjshme në serverin e tatimeve janë bërë për interesa klienteliste e për favore politiko-ekonomike. Rrëzimi i kërkesës tonë, është një shenjë dobësie dhe frike e qeverisë dhe e mazhorancës parlamentare për t’u hetuar e për t’u përballur me të vërtetën. Partia Demokratike do të vazhdojë të ndërmarrë çdo iniciativë të mundshme për të zbardhur ngjarjen dhe për të mos lejuar më të tilla shkelje të rënda të ligjit”, përfundoi deklaratën e saj, deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë