PD s'tërhiqet: Edhe nëse s'bën
testin, do trajtohesh si drogaxhi

PD s'tërhiqet: Edhe nëse s'bën<br />testin, do trajtohesh si drogaxhi
TIRANË - Thyhet konsensusi i arritur pak ditë më parë mes mazhorancës dhe opozitës për ligjin e dekriminalizimit. Partia Demokratike nuk tërhiqet nga testi i drogës dhe këtë të mërkurë ka dorëzuar në Kuvend edhe dy amendamente të cilat sipas PD duhet të bëhen pjesë e draftit të përbashkët që kaloi në komisionin e posaçëm të ngritur për procesin e dekriminalizimit.
 
Përmes këtij amendamenti demokratët kërkojnë që përdorimi i substancave narkotike të jetë kusht pengues për të mbajtur një post publik. Kështu, sipas PD-së çdo deputet duhet t'i nënshtrohet testit të drogës dhe analizat laboratorike duhet të kryhen nën mbikëqyrjen e stukturës së posaçme pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Nëse rezulton pozitiv, sipas PD-së duhet që  Kuvendi të mos i japë mandatin. Përmes këtij amendamenti në projektligjin për dekriminalizimit, PD thotë se deputetëve duhet të mos i jepet mandati edhe në rast se refuzojnë që ta kryejnë testin e drogës.  Por veç kësaj, ai do të trajtohet sikur të ishte përdorues droge. "Në rast refuzimi personi trajtohet sikur të ketë rezultuar përdorues i substancave narkotike", thotë pika 5 e nenit 15 që PD kërkon të shtojë në draft.
 
Kreu i Komisionit të posaçëm për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi, tha se këto amendamente do të diskutohen në seancën e së enjtes në Kuvend. Ai tha se këto nene ishin pjesë e projektligjit që kaloi në Komisionin e Dekriminalizimit, por u hoqën me voatat e mazhorancës.
 
"Në seancë plenare do të jenë si amendament, bën vaki parlamenti mund të ketë socialistë që të thonë: Nuk e duan ne drogën në këtë histori dhe të votojnë bashkë me ne. Unë e kam thënë ne nuk tërhiqemi", - tha Bylykbashi.
 
Konkretisht, demokratët kërkojnë që në projektligjin për "garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" të shtohet neni 15 i cili përfshin:
 
1. Përdorimi i substancave narkotike përbën kusht pengues për të mbajtur, për tu zgjedhur apo emëruar në funksionet publike.
 
2. Në fillim të çdo legjislature, përpara bërjes së betimit çdo deputet është i detyruar të paraqesë në Kuvend një formular që përmban rezultatet laboratorike për përdorimin e substancave narkotike. Në rast se plotësohen kushtet për ndalimin sipas këtij neni, apo në rast refuzimi për t'iu nënshtruar testit, komisioni për verifikimin e vlefshmërisë së mandateve që ngrihet në fillim të sesionit, propozon mosdhënien nga Kuvendi të mandatit. Kuvendi merr vendim për refuzimin e mandatit.
 
3. Në rastin e funksioneve të tjera të parashikuara nga Kushtetuta, formulari me rezultatet e testit sipas këtij neni paraqitet përpara emërimit apo zgjedhjes nga organi përkatës. Në rast se plotësohen kushtet për ndalimin sipas këtij neni apo në rast refuzimi për t'iu nënshtruar testit, organi i emërtesës refuzon kandidatin kur verifikohen kushtet për zbatimin e ndalimit të parashikuar nga ky nen.
 
4. Analizat kryhen nën administrimin dhe mbikëqyrjen e strukturës së posaçme pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Rregullat e detajuara për kryerjen e analizave dhe forma e paraqitjes së tyre përcaktohet me udhëzim të Prokurorit të Përgjithshëm. Paraqitja e të dhënave të rreme apo të falsifikuara përbën vepër penale.
 
5. Në rast refuzimi personi trajtohet sikur të ketë rezultuar përdorues i substancave narkotike.


pd per dekriminalizimin

pd per dekriminalizimin
(Dy amendamentet e dorezuara nga PD)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike