"Të dhëna të reja tronditëse po dalin në lidhje me lehtësitë që Edi Rama i ka ofruar deri në fund aleatit politik, Arben Frroku, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.Sot, ngrihen disa pyetje legjitime që kanë nevojë për përgjigje;A janë manipuluar nga autoritetet shqiptare shenjat e gishtave të Arben Frrokut në kartelën që shoqërojnë kërkesën për shpallken në kërkim ndërkombëtar?A është dëmtimi ose manipulimi i shenjave të gishtave një nga arsyet se përse u vonua procedura e ekstradimit nga Holanda, të Arben Frrokut?A është urdhëruar policia të dërgojë në Holandë kartelë të re për Frrokun me shenjat reale të gishtave, pas denoncimit të z.Berisha?"është shprehur Alibeaj
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj
Çfarë drejtësie presim nga një kryeministër që mbron krimin?Të dhëna të reja tronditëse po dalin në lidhje me lehtësitë që Edi Rama i ka ofruar deri në fund aleatit politik, Arben Frroku, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.
Sot, ngrihen disa pyetje legjitime që kanë nevojë për përgjigje;A janë manipuluar nga autoritetet shqiptare shenjat e gishtave të Arben Frrokut në kartelën që shoqërojnë kërkesën për shpallken në kërkim ndërkombëtar?
A është dëmtimi ose manipulimi i shenjave të gishtave një nga arsyet se përse u vonua procedura e ekstradimit nga Holanda, të Arben Frrokut?
A është urdhëruar policia të dërgojë në Holandë kartelë të re për Frrokun me shenjat reale të gishtave, pas denoncimit të z.Berisha?
Kur kartela me shenjat e gishtave që krerët e policisë dërgojnë në qendren e Interpolit është e pavlefshme, atëherë policia e një vendi tjetër nuk mund të nisë procedurat e ekstradimit pasi konfirmimi i identitetit bëhet i pamundur.
Edhe 1 javë kohë i duhej aleatit të Edi Ramës, ti shpëtonte policisë holandeze e të fitonte sërish lirinë.
Këto nuk janë thjesht dyshime për një rast të lidhjes së krimit me pushtetin, por janë pikëpyetje që vënë në dyshim Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Çfarë drejtësie mund të presim nga një kryeministër që i shërben deri në fund krimit dhe krijon lehtësi për vrasësin e dënuar përjetë të një oficeri të lartë policie, që nga arratisja e tij e deri në rastin kur ndalohet nga një shtet europian.
Eshtë e qartë për çdo shqiptar se një kryeministër që mbron krimin është garancia më e mire se vendi nuk mund te njohë e të ketë drejtësi.
Prokuroria duhet të reagojë menjëherë e të hetojë me imtësi këtë rast. Nëse vërtetohet manipulimi i gjurmëve të gishtave, Prokuroria duhet të nxjerrë para ligjit autorët dhe urdhëruesit.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)