PD s’i ndahet Tahirit, Noka:
Ja ku duhet të ishe sot!

Partia Demokratike ka vërshuar me akuza të forta ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, që prej ditës së djeshme, ku u arrestua në Itali kreu i një bande droge, Moisi Habilaj, i cili pretendohet nga opozita të jetë kushëriri i ish-ministrit.

Pas kryetarit Lulzim Basha, edhe deputeti Flamur Noka ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit, pasi akuzohet prej tyre si i përfshirë në trafikun e drogës. Deputeti i PD i ka bërë thirrje Prokurorisë të mos flejë gjumë, duke renditur akuzat ndaj Tahirit, që sipas tij, janë shumë të rënda.

“30 mije euro ti çohen Tahirit -thote ne pergjime kusheriri trafikant i arrestuar..Isha me Tahirin,Çakon,Konin e Kulen kur doli ne konferrnce Berisha thote ministrja Nikolla nderkohe qe AA 003 GB deklaroi se nga Berisha e mesoi per rektorin e kercenuar ...Prokuroria nuk duhet te flej gjume ..Jane akuza shume te forta ndaj AA 003 GB ..E para: per trafik lendesh narkotike .E dyta qe ka te bej me rastin Shullazi: Deklarate e genjeshtert nen betim..Sikur nje qytetar te bente keto dy vepra a do ishte pas hekurave sot???Po AA 003 GB pse jo???”, shkruan Noka.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi

Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi