PD: Shëndetësia falas, gënjeshtër
e madhe e qeverisë

PD: Shëndetësia falas, gënjeshtër<br />e madhe e qeverisë
Deputet të Partisë Demokratike zhvilluan një takimi me banorët e njësisë bashkiake nr.9 , në kryeqytet, lidhur me miratimin e Buxhetit të vitit 2015 për Ministrinë e Shëndetësisë në Parlament.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ky buxhet nuk sjell asnjë zhvillim për sistemin shëndetësor, teksa qendrat shëndetësore janë në gjëndje të mjeruar. Vokshi tha se buxheti 2015 është hartuar pa transparence pa dëgjuar asnjë zë të qytetarëve apo grupeve të interesit.

Ndërsa, në fjalën e tij ish minitri i shëndetësisë në qeverisjen e PD Tritan Shehu theksoi se, shëndetësia falas është një gënjeshtër dhe buxheti është mjaft i ulët për të përmirësimin e sistemit shëndetësorë.

Në fund të takimit, të pranishmit i bënë pyetje përfaqesueve të PD lidhur me funksionim më sa më efiçent të buxhetit të shtetit që sipas tyre, nuk është funksional.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën