PD, Shehu: Shqiptarët në Greqi të 
votojnë partinë "Nea Demokracia"

PD, Shehu: Shqiptarët në Greqi të <br />votojnë partinë "Nea Demokracia"
Partia Demokratike ka shprehur mbështetjen e saj për partinë Nea Demokracia në zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme në Greqi.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” deputeti i partisë Demokratike, Tritan Shehu i bëri thirrje simpatisantëve të PD-së në Greqi që të votojnë për partinë Nea Demokracia si e vetmja zgjidhje e cila sipas Shehut do ta krijojë stabilitet.

 “Prandaj strukturat e PD në Greqi, simpatizantët tanë aty, po bashkëpunojnë ngushtë me ato të partisë sonë si motër në grupin e PPE, me ND në këtë proces zgjedhor. Tashmë ND dhe Z. Meimarakis i saj janë shumë afer fitores, fitore që do ta rifusë Greqinë e rrugën e normalitetit, europeizmit e stabilitetit, edhe nëqoftëse do të jetë i domosdoshëm një koalicion i gjerë”- u shpreh Shehu.

Deputeti demokrat i cilësoi redikalët e majtë të Syrisës si parti populiste e cila sipas Shehut ka krijuar destabilitet në vend.

Greqia gjatë ditës së sotme është në heshtjen zgjedhore ndërsa nesër grekët do t'i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon