PD Shkodër qorton Imamin: Pse 
vononi kandidatin, ke hapur tender?

PD Shkodër qorton Imamin: Pse <br />vononi kandidatin, ke hapur tender?
SHKODER - Koordinatori për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Arben Imami nuk është pritur aspak mirë në mbledhjen e grupseksionit nr 3 që u zhvillua një ditë më parë. Gjatë kësaj mbledhjeje ka pasur akuza, debate e madje edhe batuta mes anëtarëve të këtij grupseksioni dhe koordinatorit Imami.
 
Demokratët shkodran i kanë kërkuar Imamit se cila është arsyeja që po vonohet kaq shumë shpallja e kandidatit zyrtar nga e PD-së për Bashkinë e re të Shkodrës. Pothuajse të gjitha Bashkitë janë njohur me kandidatët e së djathtës ndërsa Shkodra vijon të jetë pezull. Kjo situatë ankthi ka nervozuar deri diku anëtarësinë e demokratëve shkodran të cilët në mbledhjen e grupseksionit numër 3 janë ngritur peshë duke i folur me tone qortuese Imamit.
 
Në atë mbledhje i është kërkuar koordinatorit Imami që sa më shpejt të jetë e mundur të njihen me kandidatin e PD-së në mënyrë që të nisa puna për fushatën elektorale sepse ditët kalojnë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Kjo mbledhje ka qenë edhe një luftë nervash dhe deri diku situatash të pakëndshme që brenda një rrethi partiak nuk shërbejnë për mirë.
 
Kjo revoltë e anëtarëve të grupseksionit numër 3 ka ardhur pasi Shkodra si qytet po tentohet të nxirret totalisht jashtë loje sa i përket përcaktimit të kandidatit të PD për zgjedhjet e 21 qershorit 2015-të. Koordinatori Imami ashtu siç vjen në Shkodër po ashtu edhe ikën duke mos patur asnjë lloj informacioni. Të ndodhur përballë kësaj situate demokratët shkodran duket se nuk kanë duruar më.
 
Ja disa prej batutave që u hodhën në adresë të Arben Imamit ku ai ishte i pranishëm:
“Po e nxirrni jashtë loje Shkodrën, kush jeni ju? Çfarë jeni ju? A i ke hypur më tanksit se ti je i revolucioneve Arben, i njeh mirë revolucionet. Po e injoroni Shkodrën apo keni hapur tender për kryetarin e ri të Bashkisë?”.
 
Nga ana e tij Arben Imami nuk ka reaguar në të njëjtën mënyrë por është munduar që ta qetësojë situatën por ka qenë pothuajse e pamundur. Demokratët shkodran e quajnë të tepërt këtë stërgjatje të zyrtarizimit të emrit nga lidershipi i PD që do të garojë në zgjedhjet e 21 qershorit përballë Keti Bazhdarit, kandidate e koalicionit të majtë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid