PD: Shoqja e bulevardit, Rama
spekuloi ekspertizën e FBI
Kreu i PS: Sharje turpëruese

PD: Shoqja e bulevardit, Rama <br />spekuloi ekspertizën e FBI <br />Kreu i PS: Sharje turpëruese
TIRANE-  Partia Demokratike sulmoi sot kryeprokuroren Ina Rama duke e akuzuar se ka spekuluar me ekspertizën e FBI-së dhe ka bashkëpunuar me kreun e PS-së Edi Rama për të formuluar akuzat në tentivën për ti shpëtuar përgjegjësisë për 21 Janarin 2011.
Deklarata e Partisë Demokratike është lexuar sot nga deputeti demokrat Fatbardh Kadilli në një prononcim për shtyp nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Në deklaratën e tij, duke përkufizuar 2 herë, (gjatë deklaratës) Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama si “shoqja e bulevardit” Kadilli nënvizoi:
"Sqarojmë shqiptarët se në ekspertizën e FBI-së dhe në asnjë ekspertizë tjetër, në asnjë gërme dhe asnjë rresht, nuk bëhet fjalë për vrasje me dashje, por për të shtëna vdekjeprurëse, ndërsa akuza e Prokurores ështe formuluar nga Edi Rama në kryesinë e Partisë Socialiste, në një tentativë të pashpresë të tyre për t'i shpëtuar përgjegjësisë për 21 Janarin."

Sipas Kadillit Ina Rama është "bashkautore për hir të mandatit të dytë, në perpjekjen e Edi Ramës për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota e lirë me 21Janar 2011"

Deklaratë e plotë për mediat e deputetit të PD-së Fatbardh Kadilli
Tiranë, 29.01.2012
"Mediat e shkruara dhe ato elektronike denoncuan sot, serialin e mashtrimeve te Prokurores se Pergjithshme, me te cilat ajo faktoi edhe nje here se eshte thjesht "shoqja e bulevardit", bashkautore per hir te mandatit te dyte, ne perpjekjen e Edi Rames per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga vota e lire me 21Janar 2011.

Une nuk do te ndalem ne trillimet dhe mashtrimet e saj sepse per shqyrtimin e tyre ekzistojne te gjitha mundesite, por dua ti rikujtoj shqiptareve sot, se me daten 22 Janar, ne oren 4 te mengjesit Edi Rama, qe kerkonte ne menyre ultimative arrestimin horrave te Gardes, e heronjve qe mbrojten Kushtetuten dhe ligjet e vendit, duke i cilesuar si persona shoqerisht te rrezikshem, ekzaktesisht sic shprehet Kryeprokurorja publikisht dhe ne akuze, u deklaroi shqiptareve se Drejtori i Pergjithshem i Policise i ka thene ne telefon Prokurores se Pergjithshme se nuk do te ekzekutoje vendimet pasi aty ka lapsus, duke deshmuar keshtu bashkerendimin e ngushte midis tyre.

Por pas 1 viti, ne intervisten e saj "shoqja e bulevardit" apo Prokurorja e Pergjithsme akuzoi Gardistet per vrasje me dashje dhe spekulloi me ekspertizen e ardhur nga FBI.

Sqarojme shqiptaret se ne ekspertizen e FBI dhe ne asnje ekspertize tjeter, ne asnje germe dhe asnje rresht, nuk behet fjale per vrasje me dashje, por per te shtena vdekjeprurese, ndersa akuza e Prokurores eshte formuluar nga Edi Rama ne kryesine e Partise Socialiste, ne nje tentative te pashprese te tyre per ti shpetuar pergjegjesise per 21 Janarin."

( Ne foto, Ina Rama ne konference per shtyp me 23 janar 2012, duke njoftuar per urdhërarrestet për 21 janarin, të cilat u formuluan pas konkluzioneve të ekspertizës së FBI)
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse