TIRANE- Bashkëpunimi ndërmjet opozitës dhe mazhorancës kushtëzohet nga 6 kushte të vendosura nga Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat të dhënë ditën e djeshme, kreu i opozitës theksoi se, qeveria duhet të plotësoj gjashtë kushtet e vendosura nga Partia Demokratike në mënyrë që të nis bashkëpunimi ndërmjet palëve.“Në emër të opozitës dhe në emër të qindra mijëra shqiptarëve në protestë, të Shqipërisë në protestë, u kërkoj sot:
Të tërheqin menjëherë projektligjin famëkeq që synon shkatërrimin e ligjit konsensual për Nëpunësin Civil që ka qenë dhe është një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE; Të zbatojnë menjëherë vendimin Gjykatës Kushtetuese që e cilëson antikushtetues aktin normativ për këtë ligj; Të ndalin menjëherë luftën politike dhe personale kundër institucioneve të pavarura përmes vendimeve antikushtetuese dhe të paligjshme si rasti i djeshëm flagrant i sulmit të paligjshëm ndaj kreut të ILDKP-së; Të pranojnë në rrugë institucionale konsensusin politik me opozitën në të gjitha hallkat e procesit të draftimit dhe votimit në sallën e Kuvendit të reformës territoriale-administrative dhe aspekteve të tjera të kësaj reforme që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe procesin elektoral;
Të ulen dhe të përcaktojnë menjëherë, bashkë me opozitën po të kenë vullnetin e nevojshëm, një plan të detajuar masash në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE në muajin qershor dhe hapjen e negociatave për anëtarësim; Të marrin përgjegjësi për premtimet e tyre elektorale të 23 qershorit.”,- tha Basha në deklaratën e tij për mediat. Nëse qeveria nuk do të plotësojë këto kushte të kërkuara nga PD, Basha theksoi se forca politike që ai drejton, do të dalë sërish në protesta të tjera duke theksuar se: “Shqipëria e protestës u pa dje”. “Shqipëria në protestë tha dje fjalën e parë dhe tani varet prej tyre a do të duan dhe a do të mund të dëgjojnë.
Varet prej tyre a do të mund të kuptojnë pse u ngrit dhe pse po ngrihet në këmbë Shqipëria. Varet prej tyre a do të duan dhe a do të mund të reflektojnë. Përballë shpërfilljes dhe arrogancës së qeverisë ajo do të pasohet me protesta të tjera të shumta, do të rritet e do të shndërrohet në një uragan popullor të lirisë dhe dinjitetit. Përballë paligjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë “Shqipëria në protestë” mbetet e do të jetë imperativi i kohës, puna jonë si opozitë, puna e gjithë njerëzve të lirë të këtij vendi”, theksoi Basha.
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com