PD: Skema korruptive me tenderët
në Min.e Mjedisit, për rekord Gines

PD: Skema korruptive me tenderët<br />në Min.e Mjedisit, për rekord Gines
TIRANE- Për rekord Gines, e ka cilësuar Partia Demokratike, tenderin e Ministrisë së Mjedisit për pyllëzimin, duke ngritur pretendime për një skemë të pastër korruptive. Përmes zëdhënëses për shtyp të Partisë Demokratike, Oriola Nebiaj, një pjesë e madhe e fondit të pyllëzimit ka shkuar për një kompani, që drejtuesi i saj rezulton të jetë i ati i një prej organizuesve të dokumentacionit teknik të tenderëve në Ministri.
 
“Fakti është se forma e korrupsionit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta, është e denjë për rekord Gines. 1.2 milionë dollarë, që i biri shef i madh tek Ministria e Mjedisit, ia tenderon të atit të tij, që ka kompani fidanësh. Ky është fakti, ja ku është e dokumentuar tek buletini zyrtar. Qytetarët dhe opinioni publik, janë edhe më shumë të tronditur nga reagimi i dyshes Rama-Meta. Edi Rama nga njëra anë e pranon që kjo ka ndodhur, dhe del e sulmon opozitën. Papagalli është kthyer në institucion, i njëjti refren. Asnjë përgjegjësi për këtë akt skandaloz, vetëm tymnajë politike. Por publiku nuk çoroditet nga kjo, fakti mbetet. 1.2 milionë dollarë, i biri drejtor ia tenderon babait biznesmen”, tha Nebiaj.
 
PD akuzon kryeministrin, Edi Rama, dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, me reagimet e tyre konfirmojnë skandalin, dhe “sulmojnë opozitën për transparencën që bën”.
 
“Në anën tjetër, në një garë absurde se kush duket më qesharak, Meta me Ministrinë e Mjedisit, edhe ai e pranon, por thotë se këto tendera me miliona euro nuk i bën ai, por vartësit në rrethe, që qenkan edhe të pavarur. Të gjitha estradat të mbledhura bashkë nuk do t’ia kalonin dot kësaj shakaje qeveritare.
 
Por problemi është shumë serioz. Këto para janë të taksave të shqiptarëve. Taksat e shqiptarëve po ndahen në tavolinat e miqve, sipas një skeme të pastër korruptive. Kjo është në të vërtetë qeverisja Rama-Meta dhe arsyeja e vetme e ekzistencës së tyre. Papunësia e varfëria po thellohet, Rama e Meta ndajnë hiset me klientelën. Çmimet dhe taksat po rriten, Rama dhe Meta e rrjeti i tyre i interesave pasurohen. Oligarkia e milionave do të ndalet. Populli është në këmbë”, u shpreh Nebiaj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj