TIRANË - Paralajmërimet e opozitës për të pamundësuar zhvillimin normal të seancës së sotme plenare kanë bërë që Kuvendi të përforcojë masat e sigurisë. Garda e Republikës i ka kaluar në "skaner" deputetët në hyrjen e Parlamentit, duke i zhvilluar kontrolle të imtësishme.
Disa deputetëve të Partisë Demokratike, mes tyre Bedri Hoxhës dhe Elena Qiricit i janë gjetur vezë. "Gjithmonë marr një vezë të zier me vete në mëngjes", - mësohet të jetë shprehur deputeti demokrat pasi ka kaluar në skander të gjitha sendet që kishte me vete.
Deputetja demokrate Liljana Elmazi emri i të cilës doli në media se ju zbulua vezë në skaner, tha se ky lajm nuk ishte i vërtetë dhe se në kuletën e saj nuk kishte asnjë vezë, çka sipas saj është e vërtetuar edhe nga kamerat e sigurisë të Kuvendit.
Burime nga Kuvendi thanë për Shqiptarja.com se gjatë kontrolleve deputetëve ju gjetën 5 vezë.
Një skenar i njëjtë me atë të opozitës kosovare që ka bllokuar punimet e Kuvendit atje duke hedhur gaz lotsjellës, ka ngritur në alarm edhe Kuvendin shqiptar. Për të shmangur një situatë të njëjtë si ajo që ndodhi në Kosovë, asnjë deputet nuk u fut në Kuvend pa u kontrolluar nga Garda.
Disa ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, deputetja demokrate mësohet t'i jetë shprehur kryetarit Lulzim Basha me pakënaqësi që opozita shqiptare nuk zhvilloi dot një frymë proteste si Vetëvendosja, Nisma dhe AAK-ja.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO