PD skenar kundër Ramës në
Bruksel, diskutohet programi

PD skenar kundër Ramës në<br />Bruksel, diskutohet programi
Tiranë - Seanca e gjatë parlamentare që pritet të nisë sot në orën 10:00, e cila sipas burimeve brenda dy kampeve të mëdha politike do të përfundojë në mesnatë, nuk do të mundet dot që të pengojë miratimin e qeverisë si dhe betimin e ministrave përpara presidentit. Ndonëse e djathta do të mundohet që të zgjasë sa më shumë diskutimet lidhur me programin e qeverisë për vitet 2013-2017, që u prezantua nga vetë kryeministri Rama ditën e mërkurë, kjo nuk do të mund të kthehet në pengesë për axhendën e ditës së hënë të kryeministri Rama.

Para se të nisë seanca kryetari i Kuvendit po zhvillon takimin e paralajmëruar me ambasadorin e BE-se Ettore Sequi, ndërkohë që në selinë PD ka nisur mbledhja e grupit parlamentar demokrat.  Takimet kanë nisur rreth orës 09:00.


TE HENEN RAMA NE BRUKSEL

Pikërisht ditën e hënë është planifikuar që kryeministri Rama të kryejë një vizitë pune si kreu i ri i qeverisë në Bruksel, ku pritet që të takojë krerët më të lartë të Parlamentit Europian, por jo vetëm. Ndonëse më parë ai duhet që së bashku me kabinetin qeveritar prej 19 ministrash të votohet në Parlament dhe pas kësaj të kryejë betimin përpara kreut të shtetit.

Opozita, e cila mësohet se nuk ka depozituar asnjë pyetje në Kuvend lidhur me diskutimet që pritet të mbahen sot në Parlament për programin e qeverisë, do të ketë diskutime të gjata, ku të gjithë deputetët e djathtë pritet që të mbajnë diskutime nga 20 minuta secili.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk do të dërgojnë pyetje në Kuvend për debatin e programit qeverisës të kryesocialistit Edi Rama. Burime brenda PD-së dhe PS-së konfirmojnë se asnjëra nga palët nuk ka depozituar pyetje rreth programit qeverisë të prezantuar në seancën e ditës së martë në Kuvend.

Vetëm dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Pd, Edi Paloka konfirmoi se në seancën e sotme do të flasin të gjithë deputetët. Ndërkohë që edhe misnitri i Brendshmë, Sajmir Tahiri konfirmoi se seacna do të bazohej në rregulloren që ka të përcaktuar Parlamenti, ku secili ministër do të referojë programin në bazë të debateve të opozoitës. Njëherësh do të jenë eedhe një grup deputetësh të majtë që do të mbrojnë programin, të cilët kanë asistuar në hartimin e tij. PD-ja e kërkoi shtyrjen e seancës, pasi i duhej kohë për të shqyrtuar programin, ndërkohë që në seancën e së martës e braktisi fjalimin e Ramës, duke e marrë si fyerje dhe sulm ndaj opozitës së djathtë.

Sipas PD-së, Rama foli si të ishte në fushatë elektorale, ndërsa akuzoi se nuk ka përfshirë në program disa nga premtimet marramendëse të bëra gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit. Sipas PD-së, Rama po mashtron qytetarët shqiptarë, duke mos iu përmbajtur premtimeve të bëra ndërsa konsideroi se në pushtet erdhi duke mashtruar qytetarët shqiptarë dhe se programi parashikon dëshirat e politikanëve të majtë dhe jo interesin e shqiptarëve.



Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë