TIRANË- E kishte paralajmëruar si protestën që do ta rrëzonte qeverinë, por edhe ky provë e radhës i Berishës, nisi e bitisi në më pak se tre orë, por me më shumë molotovë e gurë. E ndarë në dy akte dhune, të Kryeministria e Kuvendi, protesta la pas 11 efektivë policie të plagosur dhe 22 protestues të shoqëruar. Paralajmërimet se kjo protestë nuk përjashtonte asnjë skenar dhe gjuha e përdorur nga Berisha ditët e fundit kishte bërë që masat këtë herë para Kryeministrisë të ishin maksimale nga forcat e sigurisë.
Kordoni i parë i policisë nuk ishte më me gra dhe vajza, por dy rreshta të specialëve me skafandra. Efektivë kishte edhe në tarracat e kryeministrisë dhe godinave përreth. Ai që bulevardin e ka bërë vendin e protestës së pandalshme prej javësh, Adriatik Lapaj, ia liroi për pak orë Berishës.
23 minuta nga ora 17:00, kur kishte paralajmëruar nisjen e protestës, Berisha del nga zyrat e PD. Në rrugëtimin 10 minutash nga selia blu deri në Bulevard, në krah mbante Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin. Në një kohë kur thotë se qeveria është në grahmat e fundit dhe Rama po numëron ditët, thirrjes së Berishës për revoltë popullore iu përgjigjen vetëm militantët, të ardhur të organizuar nga e gjithë Shqipëria, siç treguan edhe pamje ekskluzive me dron.
Pas një ore, i fundit e merr fjalën Berisha. Në më pak se 20 minuta, me të njëjtin ligjërim si çdo ditë në konferenca për shtyp, demokratëve ua kujtoi edhe një herë luftën që sipas tij qeveria i ka bërë partisë së tyre.
“Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë”, tha Berisha.
Por pavarësisht kësaj për kreun e PD, opozita është shumë pranë fitores.
“Kemi arritur në kilometrin e fundit, para triumfit. Sot e kemi të qartë se diktaturat shemben me votë dhe vetëm me revoltë popullore. Koha ka ndryshuar, stina është e jona”, vijoi ai.
Valëvitja e flamurit nga ana e tij ishte sinjali se kishte ardhur momenti për molotovë. Teksa shkallët ishin në flakë dhe jeta e policëve në rrezik, Berisha shijonte skenën ende nga podiumi
‘Revolta’ e parapërgatitur para Kryeministrisë zgjati fiks 3 minuta e 50 sekonda, dhe nuk i rezistoi ujit të autobotëve të policisë dhe gazit lotsjellës.
Nga mikrofoni protestuesit u njoftuan nga organizatorët të zhvendosen drejt Kuvendit, ndërsa vetë Berisha largohet me makinë direkt në seli. Në krye të aktit të dytë të revoltës, Flamur Noka, Klevis Balliu e Luçiano Boçi që në parlament policinë e gjetën gati.
Në tentativën e parë për të çarë kordonin, me në krye Luçiano Boçin, edhe këtu protestuesit u shpërndanë menjëherë sapo hasën në kundërshtimin e policisë. Kaotikë, shumica të shpërndarë, vetëm disa prej militantëve bëjnë ping-pong gazi lotësjellës me policët në hyrje të godinës së seancave plenare.
Nuk mungojnë edhe gurët e panumërt në drejtim të forcave të rendit. Akteve të dhunës i vjen fundit, kur pranë Kuvendit tashmë mbërrijnë dy autobotet e ujit të policisë. Fillon shpërndarja dhe në pak minuta protestuesit e fundit “u strehuan” në selinë e PD.
Me skenarin e paraardhësit të tij Basha, që ngjashëm fliste për rrëzim të Ramës para çdo proteste, ishte radha e Berishës që revolucionin e nisur poshtë zyrës së Ramës ta mbyllte te shkallët e zyrës së tij
“Rama donte përleshje të protestuesve me policinë por ata do të përleshen me Edi Ramën. Fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësore, të cilët s’kanë ndërmarr asnjë akt”, tha Berisha.
Teksa kryeqyteti i rikthehet normalitet, institucionet nisin përballjen me pasojat.

Drejtuesi i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar protestën e organizuar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike.
Lapaj ka postuar disa foto nga protesta e sotme nga uji dhe gazi lotsjellës masiv që u hodh në drejtim të protestuesëve. Njëra prej fotove është ajo që po qarkullon në rrjet, ku thuhet se gazi lot sjellës është i skafuar prej 2 vitesh.
Adriatik Lapaj shkruan se kushdo që vjedh, apo dhunon popullin e vet duhet të hapë krahun. Postimin e tij, Lapaj e mbyll duke njoftuar protestën e tij më datë 31 janar në orën 18:00, po përpara kryeministrisë.
"Narko-regjimi që na vjedh, është kërcënim për atdheun tashmë! Ata duhen ndalur! Disproporcionaliteti i dhunës së tyre ndaj njerëzve çdo ditë e më shumë po del në pah. Nuk mund të mbrohet vjedhja me gaz e arrestime.
Ata që na vjedhin me çdo kusht duhet të hapin krahun! Edhe hajdut, edhe të dhunojnë kjo nuk mund të tolerohet më! Në 31 Janar, ora 18.00 masivisht në shesh! Protestat duhet mos të ndalen më!”, shkruan Adriatik Lapaj.

Partia Demokratike i ka cilësuar si mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të Policisë, se janë plagosur 12 efektivë të Policisë gjatë protestës së sotme të opozitës.
Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se sipas informacioneve që ata kanë grumbulluar, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë.
Reagimi i PD:
Partia Demokratike i konsideron mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të narkopolicisë se janë plagosur 12 efektivë policie.
Sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.
Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’.
Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë.
Çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota.
Partia Demokratike falenderon edhe njëherë të gjithë mbështetësit dhe protestuesit, dhe siguron të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se ata do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje.
Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë.
Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj.
Pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, 23 militantë protestues janë shoqëruar në policisë, ndërsa 11 efektivë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Të dhënat u dhanë nga një deklaratë zyrtare përmes Policisë së Shtetit, e cila sqaroi edhe shoqërimin e një të mituri 10 vjeç, që nga zyrtarët e PD-së u konsiderua një akt kriminal.
Policia thotë se gjatë verifikimit të të gjeneratës dhe moshës, njëri prej protestuesve rezultoi i mitur dhe menjëherë u njoftuan prindërit. Policia thotë se i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.
Shoqërimi i tij solli edhe reagime nga deputetët e PD, ndërsa disa prej tyre ishin edhe në komisariatin numër 1 në Tiranë ku u përplasën me efektivët.
“Regjimet kriminale nuk njohin limite. Frika e Edi Ramës nxjerr nga binarët Policinë e Kryekriminelit Ilir Proda. Është jashtë çdo imagjinate arrestimi i një të mituri 10 vjeçar”, shkroi Bardhi.
“Arrestimi i një fëmije 10-vjeçar është një akt çnjerëzor dhe i papranueshëm në çdo shtet që pretendon të ketë ligj dhe drejtësi. Akoma më alarmuese janë dyshimet serioze për dhunë ndaj të miturit. Arrestimi i një fëmije vetëm pse ndodhej në një protestë kalon çdo kufi ligjor, etik dhe moral. Kjo nuk është zbatim ligji, por abuzim i hapur me pushtetin”, shkroi Tabaku.
Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit
Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.
Megjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, çka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit.
Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre.
Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.
Deputetët e Partisë Demokratike dhe mbështetës të tjerë janë përplasur me efektivët në Komisariatin numër 1 në Tiranë. Mësohet se aty janë të shoqëruar 6 protestues pas protestës së PD para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Siç duket edhe në pamjet e konfrontimit të sjella nga Report Tv, deputetët kërkojnë me patjetër një takim me shefin e komisariatit dhe protestuesit e shoqëruar. Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të polcisë për të sheshuar tensionet, ligjvënësit demokratë bënë të qartë se nuk kishin prioritet mirëqënien e mbështetësve të tyre në qeli, por krijimin e skenave që bëjnë bujë mediatike, si opozitarë të pa zmbrapshëm.
Ata kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar dhe takim me kreun e komisariatit. Deputetët e PD, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Bardh Spahia, Bledi Himçi, Zija Ismaili, Besart Xhaferri arritën të thyejnë koordonin e policisë dhe u futën në ambientet e brendshme ku pati edhe përplasje fizike mes tyre. Deputetët kërkonin të futeshin në dhomat e shoqërimit, por nuk janë lejuar.
Ndërkohë përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë mbërritur në Komisariatin numër 1 në Tiranë, pas përplasjes që ka ndodhur aty, për të parë nga afër situatën dhe për të dëgjuar pretendimet e palëve.
Po ashtu, ka pasur grupe hetimi nga institucioni i Avokatit të Popullit në të gjitha Komisariatet ku ka pasur persona të ndaluar gjatë protestës së opozitës.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për pjesëmarrësit, duke thënë se sot ata ‘tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros’.
Po ashtu Meta teksa e cilësoi protestën e opozitës si madhështore, u ka bërë thirrje policëve, të cilët i quajti shërbëtorë të përulur të kriminelëve, që të ndalin dhunën e pretenduar prej tij ndaj protestuesve.
Meta vijoi më tej duke thënë se Policia shumë shpejt do të japë llogari deri më një për atë që ai e cilësoi si terror kriminal ndaj protestuesve.
Në përfundim Meta shkroi se qeveria Rama është drejt rrëzimit nga pushteti dhe sipas tij, i ka ditët e numëruara.
Postimi i Metës:
Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë, që tronditën sot nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros duke rikthyer shpresën për Lirinë e shpejtë të Shqipërisë!
Shqiptarët dhanë sot një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie për të mbrojtur me çdo çmim lirinë, dinjitetin dhe Atdheun tonë.
Protesta madhështore tregoi në shesh se populli është shumicë absolute përballë një pakice narko-mafioze, që i vjedh dhe ju ka grabitur të ardhmen e tyre!
U bëj thirrje narko-policëve, shërbëtorë të përulur të kriminelëve, që të ndalin urgjentisht rrëmbimet mafioze dhe dhunën ndaj protestuesve paqësorë, dhunë që nuk ka kursyer edhe gazetarët e mediave shqiptare.
Kjo Narkopolici shumë shpejt do të japë llogari deri më një dhe një për një për terrorin kriminal ndaj protestuesve.
Përballje pa kthim!
Ky regjim i kalbur ka mbaruar dhe i ka ditët e numëruara!
FITORE!

Protesta kombëtare e Partisë Demokratike iu përmbajt ‘urdhrit’ pa fjalë të kreut të saj, Sali Berishës për të bombarduar me molotovë kryeministrinë.
Ndërsa Berisha qëndronte në podium duke valëvitur flamurin, militantët e tij u përpoqën të depërtonin në perimetrin e sigurisë të ngritur nga policia duke hedhur molotovët. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën me hedhjen e gazit lotsjellës
Pamja mori atë të një sheshi lufte që më pas u zhvendos te godina e parlamentit. Kjo ishte faza e vetmja lëvizje disi jashtë skenarit të parashikuar, edhe pse dihej që do të kishte një pikë të dytë zhvillimi.
Përpara parlamentit, përplasja u ashpërsua disi pasi u vu re një rritje e tensionit nga ana e protestuesve kundrejt policisë, por situata u normalizua shpejt falë gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur ndaj tyre.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga PD ditën e sotme para Kryeministrisë dhe para Parlamentit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga protesta, Balla teksa ka shprehur indinjatën për dhunën gjatë tubimit, ka uruar që efektivët e dëmtuar të Policisë të mos kenë dëmtime serioze.
Po ashtu Balla e quajti kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, si një keqbërës.
“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha. Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet/lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.
Balla ka thënë po ashtu se PD fshihet pas një grupi keqbërësish (referuar këtu atyre që ishin përgatitur për të sulmuar me molotov), para se sulmet të ndodhnin.
"Kur një parti fshihet pas një grupi keqbërësish", ka shkruar Balla në rrjetet sociale, krahas një fotografie të postuar prej tij, ku tregonte grupin e fshehur brenda protestuesve të PD-së që ishte përgatitur për sulmet me molotov.

Pamjet e shpërndara nga Balla, ku pretendohet se grupi që do të kryente sulmet me molotov ishte fshehur mes protestuesve
Protesta e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha degjeneroi në dhunë dhe përplasje të militantëve të PD-së me efektivët e Policisë. Burime për Report TV bëjnë të ditur se si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie. Po ashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar drejt ambienteve të Policisë 23 protestues.
"Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.
Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre", thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike, e cila pas kryeministrisë, u vendos para parlamentit, u mbyll duke lënë pas vetëm objekte të flakura. Protesta zgjati rreth tri orë.
Pamjet tregojnë shishe të hedhura, gurë e mbetje nga molotovët e përdorur, të flakura nëpër rrugë.
Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu bashkuan Sali Berishës në seli. Kreu i PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkonte me çdo kusht përleshjen e demonstruesve me policinë. Berisha iu tha policëve të mos bëhen ushtarë të Ramës, ndërsa tha se protestuesit në asnjë moment nuk përplasen me policinë, por do përleshen me Ramën. Berisha ‘shfrenoi’ fantazinë duke thënë se Ramën do e hedhin në Lanë.
"Nëse je burrë, ia thash dje, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur. Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë. Demonstruesit do përleshen me Ramën dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve, ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njeriu që nuk ligj as moral. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. kilometri jonë i fundit do të jetë fundi i merituar i Ramës dhe narko qeveritarëve e tjerë. Kërkoj lirimin e 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës. Ju kërkoj komisariateve të lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Ne këtë betejë do e vazhdojmë, ne kemi një mision dhe vetëm një misin, përmbysjen e këtij regjimi, e këtij armiku të shqiptarëve. Ne jemi në fushë betejë dhe nuk do ndalemi deri në rrëzimin e këtij. Rama është i pashpresë kufomë e pakallur, do e hedhim në Lanë siç është”, tha Berisha.
Gjatës protestës, një prej militantëve të Sali Berishës tentoi të godasë me çadër një prej policëve të angazhuar në mbrojtje të godinës së Kuvendit. I gjendur i vetëm dhe pa përforcime përreth, efektivi vrapoi për të shpëtuar nga një lëndim i mundshëm, derisa u ndërhy nga një tjetër polic i repartit "Shqiponja" që arriti të trembë militantin e dhunshëm.
Deputetët demokratë Klevis Balliu, Tomorr Alizoti, Albana Vokshi, Gent Strazimiri dhe Sajmir Korreshi u përplasën fizikisht me formacionin e policisë që marshonte së bashku me autobotin e ujit në rrugët qendrore të Tiranës në ndjekje të militantëve të Partisë Demokratike që vandalizuan Kryeministrinë dhe tentuan të dëmtojnë Kuvendin.
Pamjet me dron të siguruara nga Report TV tregojnë shpërndarjen e protestuesve të Partisë Demokratike përpara parlamentit pas hedhjes së ujit. Në pjesën e përparme ku ata ndodheshin më parë, kanë mbetur vetëm autoboti që vijon me hedhjen e ujit dhe forcat e policisë.
Situata mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe policisë, të cilët gjenden përpara parlamentit, është tensionuar.
Ka tre autobotë me ujë që kanë nisur të hedhin ujë drejt protestuesve. Njëkohësisht vijon të hidhet edhe gaz lotsjellës.
Policia po përpiqet të neutralizojë situatën përmes këtyre masave, teksa duket se protestuesit po largohen pak e nga pak.
Situata para godinës së Parlamentit vijon të jetë e agravuar, pas përplasjes së militantëve të Partisë Demokratike me efektivët e Policisë.
Report TV ka siguruar pamjet kur efektivët e Policisë dhe militantët hedhin tymuese drejt njëri-tjetrit.
Para Kryeministrisë më herët dhe në zonën para Parlamentit tani, ka pasur një përplasje të fortë, ku militantët e Berishës kanë sulmuar me gurë dhe mjete shpërthyese efektivët e Policisë, duke lënë të lënduar disa prej tyre.
Për të inkurajuar militantët e tij që të vazhdojnë vandalizimin e Kryeministrisë, Sali Berisha qëndroi në podium duke valëvitur flamurin kombëtar ndërkohë që drejt godinës qeveritare hidhedhin në breshëri molotovë dhe fishekzjarrë.
Protesta e Partisë Demokratike është zhvendosur te godina e parlamentit, ku po zhvillohet një skenar i ngjashëm me atë të kryeministrisë.
Në pamjet me dron të siguruara nga Report TV, militantët e mbetur po hedhin molotovë e mjete të forta drejt godinës e policisë.
Protestuesit i janë afruar kordonit të policisë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Në sheshin para godinës së Parlamentit po zhvillohen përplasje të forta mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Policisë.
Report TV ka siguruar pamjet, ku duket se protestuesit po sulmojnë efektivët e Policisë me gurë dhe lëndë shpërthyese.
Nga ana tjetër, Policia u është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës, në mënyrë që të mbroje rendin kushtetues në vend.
Nga përplasjet para Kryeministrisë dhe para Parlamentit mes protestuesve dhe punonjësve të policisë, disa efektivë janë lënduar dhe transportuar në spital.
Babai i tij pas breshërisë së moltolvë para Kryeministrisë urdhëroi protestuesit që të shkojnë para Kuvendit, ndërsa vetë u largua drejt selisë me makinë.
Por, Shkëlzen Berisha qëndroi në protestë dhe iu bashkua militantëve para Kuvendit, siç shihet edhe në këtë foto ku ai mbrohet nga gazi lotsjellës.

Shkëlzen Berisha në protestën para Kuvendit
Report TV sjell pamjet me dron nga protesta kombëtare e Partisë Demokratike gjatë breshërisë së molotovëve drejt kryeministrisë, menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Berishës.
Pamjet tregojnë sesi molotovët e hedhura nga protestuesit përpiqen të shënjestrojnë godinën duke thyer perimetrin e sigurisë.
Pas molotovëve dhe fishekzjarreve të hedhura drejt Kryministrisë, mbështetës të Partisë Demokratike tentuan të çajnë kordonin e policisë të formuar në mbrojtje të Kuvendit.
Kësaj radhe, në konfrontimin me forcat blu u përfshi edhe deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili shtyhej fizikisht me policinë. Për të mos lejuar përshkallëzimin e përplasjes, nga Policia e Shtetit u hodh gaz lotsjellës, që detyroi shpërndarjen e militantëve të Sali Berishës.

Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit e PD ndaj punonjësve të Policisë, disa punonjës policie po marrin ndihmën e parë mjekësore. Një efektiv ka mbërritur para disa minutash në Spitalin e Traumës ku po vizitohet nga një mjek ortoped, por nuk paraqet situatë serioze.
Ndërkohë 3 protestues janë shoqëruar.
Një person është lënduar në protestën e zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë.
Report TV ka siguruar pamjet kur një autoambulancë shkon në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe merr të lënduarin.
Nga pamjet shihet se efektivët e Policisë, por edhe protestues të pranishëm, janë bërë bashkë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta futur në autoambulancë.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, apo mënyra sesi është lënduar, por ky informacion pritet të dalë në orët në vijim.
Mesa duket skenari i Sali Berishës për të protestuar para Kuvendit pas Kryeministrisë nuk ka qenë i parashikuar nga Policia e Shtetit, e cila kishte marrë masa të shtuara për sigurinë e godinës qeveritare, por nuk kishte vendosur forca në godinën e legjislativit.
Të papërgatitur, efektivë të shumtë të strukturave të policisë u panë të vrapojnë drejt Kuvendit para një grumbullimi masiv të protestuesve, për të penguar vandalizimin e këtij institucioni nga militantët e Berishës.
Kryetari i Partisë Demokratike është parë teksa largohet nga sheshi përpara godinës së Kryeministrisë me automjetin e tij ‘Mercedes Benz’, drejt selisë së PD-së.
Kjo lëvizje e Berishës vjen pasi protestuesve iu bë thirrje për t’u drejtuar drejt Parlamentit, për ta zhvilluar atje tubimin.
Para pak minutave para Kryeministrisë protestuesti hodhën molotov e fishekzjarre në drejtim të godinës dhe efektivëve të Policisë.
Më pas Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit, pas akteve të dhunshme.
Gjatë fjalimit të tij në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti akuzat kundrejt qeverisë, teksa u tha protestuesve “jemi në harkun e triumfit tonë.” Ai u ndal edhe te zhvillimet e kësaj jave me ftesën e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes dhe ceremonia e nënshkrimit e mbajtur në Davos.
Berisha tha se Rama nuk gjendej atje sepse po mbronte Ballukun në parlament, kur në të vërtetë, kryeministri ishte duke pritur vajzën e Trump në Vlorë, Ivanka Trump. Madje, ai s’e kurseu as një batutë gjatë seancës “zgjodha vajzën me lejen e babait.”
Ndër të tjera, Berisha kërkoi krijimin e një qeverie teknike për të rrëzuar Ramën përmes revoltave.
“Sot shumica e shqiptarëve po e kuptojnë se Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten, familjarët e tij pasi ka vjedhur miliona e miliarda. Ai nuk ikën nga drejtësia, por pëmbyset nga zemërimi dhe revolta juaj. Nëse sot gjendemi në kilometrin e fundit të opozitës sonë, edhe për një arsye tjetër ne do të triumfojmë dhe kjo arsye është kriza e thellë që Edi Rama po kalon me narkoshtetin që po kalon. E patë ju vetë, një javë të tërë, Edi Rama krekosej me një ftesë formale që Donald Trump u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes. E patë se si Edi Rama e përdori atë ftesë sikur ishte arkitekti i bordit, sikur ishte themeluesi. Por çfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit, aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla. Edi Rama gjendej në parlament duke bërë avokatin e lubisë, duke ulëritur, duke sharë si ordiner opozitën.Koha ka ndryshuar, stina është e jona.
Ne sot nuk jemi më një parti. Nuk jemi këtu as për një individ. Nuk jemi këtu pra për asgjë tjetër, por jemi këtu për ndërgjegjen tonë, jemi këtu për idealet tona. Ne jemi këtu për ndërgjegjen tonë kombëtare si shqiptarë sepse nuk duam dhe nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të vidhiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj. Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shndërrohen në opozitë. Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor se nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të plaçkiten nga një grup qeveritarësh, kurse shqiptarët të zhyten çdo ditë e me thellë në varfëri dhe mjerim. Ne jemi këtu si ndërgjegje qytetarë, si ndërgjegje njerëzore, se nuk mund të pranojmë kurrë këtë agresion të tmerrshëm kundër familjes. Ne jemi këtu si qytetarë të këtij vendi, që nuk mund të pranojmë kurrë këtë emër të zi që Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Prandaj të dashur qytetarë dhe qytetare, sonte është thirrja e madhe, është ora jonë, të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën dhe barazinë para tyre. Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt integrimit në Europë. Edhe njëherë u ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fundit, kilometrin e fitores.
Militantët e Partisë Demokratike u shpërndanë me gazlotsjellës nga Kryeministria pasi lëshuan breshëri molotovësh drejt godinës së qeverisë. Më pas PD ka zhvendosur protestën para Kuvendit të Shqipërisë.
Në përfundim të fjalës së Sali Berishës, militantët e Partisë Demokratike filluan të hedhin molotovë të njëpasnjëshëm dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e forcave të policisë.
Para militantëve që mblodhi në protestë për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha përsëriti të njëjtin refren. Para se ai të hipte në podium për të marrë fjalën, në sfond u lexua një mesazh i Berishës i cili thonte se ky “shesh është i yni”. Pas disfatave radhazi, Berisha renditi edhe njëherë akuzat se u përballën me “Ramaduron”, për të cilin thotë se drejtoi organizatën kriminale.
Ndonëse protestat nuk i kanë sjellë asnjë rezultat dhe as rrëzimin e Edi Ramës, Berisha përpiqet të mbajë me shpresë militantët se janë në kilometrin e fundit dhe asgjë nuk i ndal dot drejt fitores.
“Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e zotit asgjë s’do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi para triumfit, shumëkujt triumfi mund ti duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria, por opozita që kemi bërë bashkë vitet e fundit ka qenë padyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj një kalavar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime
Projekti i Shqipërisë pa opozitë ishte turpi i historisë që ne të gatshëm për cdo çmim, kurrë nuk do ta pranonim. Në këtë udhëtim u ngritëm si feniksi nga hiri dhe nga izolimi më. Ramaduro armiku më i egër i pluralizmit, ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në europë, kryeministri që plaçkit dhe grabit qytetarët shqiptarë.
Jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë. Me punë, me presione të shumëllojta, por sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të rikujtojë ato që ne realizuam së bashku hap pas hapi me qëndresën tonë, me mbrojtjen e të vërtetave që besojmë gjatë kësaj opozite të vështirë. Në këtë udhëtim, duke qëndruar të palëkundur dhe sy më sy me narko shtetin, ne siguruam 7 rezoluta ndërkombëtare. U përballem me një organizatë kriminale të kryesuar nga Ramaduro. U përballëm me një propagandë që 24 orë mbi 24 orë mashtron, trillon, manipulon shqiptaret. Opozita ka arritur në kilometrin e fundit, para triumfit të saj”, tha Berisha.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për Report TV teksa ka qenë i pranishëm në protestën e organizuar nga PD para Kryeministrisë.
Salianji tha për gazetaren Danjela Maloku se ka marrë dhe do të marrë pjesë në çdo protestë që PD organizon kundër qeverisë dhe shtoi se askush nuk mund ta kushtëzojë për këtë gjë.
“Duhet një reagim qytetar për korrupsionin masiv të qeverisë. Rasti i Ballukut dhe rasti i AKSHI-t janë dy skandale të mëdha. Jam këtu si në çdo protestë që nga 2013, përveç periudhës kur isha në burg, nga ku kam reaguar përmes letrave publike, për të reaguar kundër keqqeverisjes. Nuk është ndonjë surprizë, unë jam në shërbim të demokratëve”, tha Salianji.
Teksa u pyet nëse ndodhej në protestë për t’i dhënë një mesazh Berishës, i cili e ka cilësuar si të vetë-përjashtuar nga PD, Salianji tha se të gjitha kritikat e tij për kupolën drejtuese të Partisë Demokratike qëndronin. Ai shtoi se aksioni i tij politik e ka vënë në lëvizje PD-në, e cila fill pas kafes së bujshme, ka nisur protestat dhe takimet me qytetarët.
“A jeni në protestë vetëm kundër Ramës apo edhe për t’i dhënë një mesazh Berishës se nuk ju përjashton dot askush në PD?”, pyeti gazetarja e Report TV, Danjela Maloku.
“Nga PD jo vetëm që nuk jam vetëpërjashtuar, por jam përfshirë më shumë. Qëndrojnë të gjitha ato që kam thënë. PD ka një lloj ndryshimi që nga momenti që ka nisur kjo lloj lëvizje. Sot PD është në protestë, ka nisur protestat pasi unë nisa lëvizjen. Ka nisur analizën dhe takimet me qytetarët. Efekti është ndjerë dhe i kam bërë një shërbim të madh PD-së dhe qytetarëve”, vijoi më tej Salianji.
Lidhur me një udhëzim të PD-së për rifreskimin e anëtarësisë, që parashikon përjashtimin nga partia të atyre që kanë punuar kundër interesave të kësaj force politike, Salianji tha se ishte një vendim i pakuptimtë.
Salianji shtoi se ky udhëzim tregonte qartë që në PD ka nga ata që kanë për qëllim përjashtimin e demokratëve të partia dhe jo rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Teksa ‘thumboi’ Berishën, ai vijoi më tej duke thënë se në demokraci anëtarësia përjashton lidershipin nga partia dhe jo lidershipi anëtarësinë.
“Duke qenë se ma përmende vetë analizën, ka një udhëzim të PD-së për të rifreskuar anëtarësinë dhe aty dukshëm thuhet se duhet të lihen jashtë anëtarësisë të gjithë ata që kanë punuar kundër interesave të PD-së. Mendoni se ata që i janë bashkuar lëvizjes suaj do ngelen jashtë PD-së?”, pyeti gazetarja e Report TV.
“Deri në këto momente nuk kam reaguar nga momenti që ka dalë udhëzimi, për të respektuar këtë protestë. Nga nesër do ketë një reagim të qartë për atë çështje, por duket qartësisht që disa kanë interes të përjashtojnë demokratët, ndërsa unë kam interes që të përjashtojmë Edi Ramën. Në demokraci anëtarësia përjashton lidershipin dhe drejtuesit që i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë dhe jo e kundërta, që lidershipi të përjashtojë anëtarësinë”, vijoi Salianji.
Ndërsa lidhur me protestën e sotme dhe formën e protestave që po organizon PD, Salianji tha se Partia Demokratike duket të marrë shembull nga protestat që organizoheshin në vitin 2019, kur ai ishte Sekretar për Aksionin Qytetar në PD. Sipas Salianjit, protestat e opozitës sot duhet të jenë me të njëjtën forcë, intensitet dhe revoltë.
“Si ju duket protesta e sotme e PD? A keni një koment për mënyrën e organizimit të saj?”, pyeti gazetarja e Report TV.
“Shikoni protestat që si Sekretar për Aksionin Qytetar janë zhvilluar në vitin 2019. Unë them që të bëjmë protesta me atë intensitet, me atë forcë dhe me atë revoltë”, përfundoi Salianji.
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen papërjashtim për të rrëzuar qeverinë me në krye kryeministrin Edi Rama. Nga protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Blushi vlerësoi guximin e pjesëmarrësve, duke shtuar se zgjedhja para qytetarëve është "dinjitet përballë skllavërisë".
“Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë. Kur ndajmë mendjen të mos pranojmë vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën si normalitet. Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje. Guximin tuaj nuk ka fuqi që e ndal e jo më një regjim kalbësirë si ai i Ramaduros.
Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Të rinjtë që nuk blejmë një shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente meritojnë një rrugëzgjidhje nga ne.
Sot vendimi ynë është i qartë, dinjitet e jo skllavëri, komb e jo shkombëtarizim. Ja vdekje ja liri, ky është misioni ynë!
Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Ramës për të pirë drogë të helmojë fëmijët e shqiptarëve”, tha ai.
Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para kryeministrisë pavarësisht përplasjeve me Sali Berishën dhe Flamur Nokën, të cilët kanë deklaruar se ai është vetëpërjashtuar nga partia pas foltoreve që po zhvillon me demokratët.
Salianji u pa në protestë me një grup mbështetësish të tij, mes tyre edhe militani Ilir Vrenozi.
Report Tv sjell pamje të realizuara me dron të protestës kombëtare të Sali Berishës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, para Kryeministrisë.

Ndërsa në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, skenari mbetet i njëjtë dhe lehtësisht i parashikueshëm, një protestues është kujdesur të tregohet paksa më krijues.
I veshur me një veshje plotësisht të bardhë, ai ua ka lënë vëmendjen mbishkrimeve mbi të.
“Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, shkruhet në pjesën e pasme të bluzës. Te pantallonat, ai shkruan: “Poshtë diktatura”, duke ndarë dy fjalët në secilën këmbë. Në kokë mban një plis me një shall të zi.
Protesta e Partisë Demokratike ka detyruar protestuesit e “Shqipëria Bëhet” që të lënë vendin e tyre para kryeministrisë ku qëndrojnë prej javësh për t’u zhvendosur pak më tej.
Tashmë, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij janë vendosur në të njëjtin vend si në protestën e 22 dhjetorit, te parku përballë hotel “Rogner”.
Kujtojmë që pas disa ditësh, “Shqipëria Bëhet” do të mbajë protestën e saj kombëtare përpara kryeministrisë, të vendosur për në datën 31 janar, në orën 18:00.
Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike, nga ku i shoqëruar me mbështetës, deputetë dhe funksionarë të forcës së tij politike, është drejtuar për Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, për të nisur protestën kombëtare të thirrur nga ai.
Në prag të nisjes së protestës kombëtare të Partisë Demokratike, Kryeministria është siguruar në pjesën ballore të saj nga një kordon i dyfishtë i policisë, duke demostruar një numër të shtuar të forcave blu të angazhuara në krahasim me protestën e fundit kombëtare të thirrur nga Sali Berisha.

Nuk kishte se si të mungonte pak orë para protestës së opozitës edhe një postim qesharak nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Ai ka publikuar një foto të montuar me fotoshop me disa persona në bulevard, duke i paraqitur si mbështetes të opozitës.
Në postimin e tij Noka shkruan:
“E vetmja ‘përmbytje bulevardi’ që #Rama nuk akuzon dot natyrën Sot, ora 17:00"/ Tema

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka postuar një foto në profilin e tij ku shihet duke ngrënë e pirë me 5 demokratë përpara nisjes për protestë, të cilët kanë dalë fotografi me dy gishtat lart.
“Para nisjes për protestë, me miq dhe kolegë të mirë dhe të pandalshëm, Sali isufaj, Lul Mirofski, Luigj, Majaci, Bilbil Sadiku, dhe Skelqim Pashollari, në orën 17 të gjithë në shesh në Tiranë!” – shkruan Baçi në foton e postuar.

Rreth 1350 efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar ditën e sotme për protestën e lajmëruar nga Partia Demokratike. Protesta e PD-së do të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet lëvizja e makinave në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Bllokohen dy rrugët rreth Piramidës, “Ismail Qemali dhe “Papa Gjon Pali II’, si edhe rrugët që degëzohen nga Bulevardi drejt ish-Bllokut.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative dhe apel protestuese të distancohen nga veprimet e kundërligjshme.

Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar qytetarëve amerikanë për të shmangur protestën, dhe të jenë të kujdesshëm. Për çdo rast, Ambasada ka vendosur në dispozicion dhe format e kontaktit në rast emergjence.
Paralajmërim për Demonstratë: E shtunë, 24 janar 2026, në orën 17:00
Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri
Mesazh për qytetarët amerikanë
Subjekti: Alarm Demonstrimi
Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 24 janar 2025, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.
Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe i jepni përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje
Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth
Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët
Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri
+(355) (0)4224-7285 (pas orarit të punës)
https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/
Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore
Informacion mbi Vendin e Shqipërisë
Regjistrohuni në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur (STEP) për të marrë përditësime sigurie
Komente













Nuk mund te jete vend normal pa u cliruar nga ky sekt i ndyre!
PërgjigjuO zot çfar po i punon shqiptarve gērdalla krimineli hajdut maloku i flliqur Sali Sheqere Bērrisha. Mereni qenin e hidheni nē Det qē mos tē ket as varr ky pis burec maskara hajdut.
PërgjigjuQe Rama duhet te largohet,kjo nuk mohohet,por ama te largohet nga nje tjeter politikan i mumifikuar si ai vete,Berisha edhe kjo eshte e pamundur dhe keshtu do te vije PD ne pushtet?! Verejtjet e duhura qe po i bejne njerezit e duhur ne baze hyjne ne njerin vesh te Berishes e dalin nga tjetri dhe kam pershtypjen qe degjon vetem ata njerez ne baze qe kerkojne dhune dhe ja ku jemi sot para fakteve: Nje proteste e skaduar,si gazi lotesjelles qe tregon z.Lapaj,nje proteste qe filloi me raki e pula strenat te Luan Bacit,( si Balli Kombetar dikur /qe do te bente lufte,te tundte malet/),vazhdoi me gure e molotove per pak minuta e u shua nga nje dush i ftohte autoboti!!! Nejse,nje pllake duhet vendosur te kryeministria per arkitektin e saj.Ka ndertuar nje fortese,jo thjesht nje godine qeveritare.Tymra trafiku,shira acide,zjarre molotovesh,plumba e gure,shume ka duruar e po duron kjo kryeministri!!
PërgjigjuIris aty ku jeton ti a ka alternativa dha sa milion jeni? Shih Shba me 330milion nga kush udhehiqet dhe sa alternativa kane. Persa i perket ballisteve te Sali Portopapes, Enveri e mori pushtetin fale percarjeve qe kishin komunistet ndermjet tyre si dhe forcat nacionaliste ndermjet tyre. E njejta percarje eshte kudo tashme prandaj kemi si rezultat udheheqesit/sulltanet qe kemi or teeeejjjjj
E BJEJTA GJE ...ERDHEM.PAME..HODHEN CA GURE E SHISHE ME BENZINE.....DHE IKEM NE SHTEPI SEPSE NESER DUHET SHKUAR NE PUNE.....SE NUK TE MBAN PARTIA ME BUKE....TE MBAN PUNA....SALIU..EDI RAMA...DHE TE GJITHE ATA QE I PERKRAHIN JANE TE MBUSHUR ME PARA.....DHE NUK JA NDIN FARE PER POPULLIN...SE PO TE KISHIN MERAK POPULLIN NUK E KISHIN LENE POPULLIN PA ILACE....PA INCENERATOR.PA PUNE....PA INCENERATOR..PA RRITJE RROGASH.. .DHE NEN SUNDIMIN E KRIMIT.....DHE PA NJE VEND KU TE VARROSEN.....PO VARROSEN NJEREZIT NEPER VARRET E PRINDERVE....APO TE AFERMEVE...
PërgjigjuPD me dhur erdhi 1991 ne shkoder dhe me dhum po e mydhe. Parti si spocorizohet prej angjeturs serbe e grek
PërgjigjuZbritën shpellarët për protesta "paqësore"....
PërgjigjuKy nuk është një lajm i mirë për Ramën! Numri i protestuesve po shumohet, opozita është e përçarë, por këndon të njëjtin himn: Rama ik!
PërgjigjuBesoni qe eshte protesta e pd-se? Noka, mediu, saliu, bardha etj. “ajka” ose kaka e pd-se po sodisin grupin e zjarrit qe jane paguar sa kerkuan, per te tmerruar njerezit. O zot kemi qe ne vitin 1990 qe shohim vetem tym e zjarr nga keta huligane, po mbajme televizoret mbyllur se na tremben femijet. Mos paste kurre opozite si kjo ne bote.
PërgjigjuBudallenjt po behen gjithenje e me te paket.
PërgjigjuJam dakort të protestohet,edhe mē shpesh po të jet e mundur por,pse në shqipēri protestohet natën ?...këtë nuk arrij ta kuptoi.
PërgjigjuEfekti piroteknik i fishekzjarreve duket spektakolar vetem naten or teeeejjjjj
Po cne gjithe keto police per kaq pak veta?
Përgjigju