Sot do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Fier. Në zgjedhjet që do të zhvillohen sot, pritet që fituesi të jetë Ervin Llakatura, pasi është kandidati më shumë i mbështetur nga baza e partisë.
Ky proces votimesh është ndjekur hap pas hapi nga vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në zgjedhjet e PD-së në Mirditë, ku kryetari i ri i PD-së është zgjedhur Bardhok Filopati, ish-kryetari i drejtorisë arsimore në Mirditë.
Ky proces në Mirditë ka zgjatur me orë të tëra ku pas rreth 8 orë mbledhje të strukturave është arritur që të votohet kryetari i ri i degës së Partisë Demokratike në Mirditë.











