PD sqaron propozimin për vettingun:
SHBA e BE të jenë vetëm vëzhgues
PDF/Propozimet e opozitës për reformën

PD sqaron propozimin për vettingun:<br />SHBA e BE të jenë vetëm vëzhgues<br />PDF/Propozimet e opozitës për reformën
Ashtu siç ishte paralajmëruar Partia Demokratike ka qartësuar për publikun formulën e propozuar për zgjedhjen e 12 komisionerëve të vetingut, e cila vjen në përputhje me Komisionin e Venecias. Oerd Bylykbashi, i cili bashkë me ekspertë të PD që propozojnë këtë formulë, sqaroi hapat që do të ndiqen në këtë proces.
 
Sipas tij, fillimisht shpallen vakancat nga Presidenti apo Avokati i popullit e më pas një trupë prej 3 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur me short, vlerëson kandidatët dhe i përcjell propozimet komisionit ‘’ad hoc’’ prej 12 anëtarësh.
 
Komisioni do të ketë 6 anëtarë nga mazhoranca e 6 nga opozita, ku secili prej tyre në të njëjtën kohë ka të drejtë të votojë në mënyrë të fshehtë dhe elektronike vetëm një propozim. Lista e plotë i dërgohet për votim seancës parlamentare.



Në raundin e parë Kuvendi e voton listën me shumicë të cilësuar të votave e nëse nuk kalon atëherë procesi rinis sërish në bazë të propozimeve të trupës së Gjykatës Kushtetuese, por në raundet e tjera të votimit në seancë mund të ulet shumica e votave për miratim.
 
Kjo formulë për demokratët e bën jo politik procesin dhe siguron pavarësinë e sistemit. "Garanton rolin e institucioneve shqiptare siç thotë Venecia, fgaranton thjeshtësi, garanton që funksionon deri në fund, garanton që nuk ka etiketim politik, pra jo 8 të kryeministrit dhe 4 të opozitës, por me votë të fshehtë është e pamundur që të përcaktohet dhe me një votë të cilësuar merr miratimin e të gjithë Kuvendit. Ne gjykojmë se është formula më e mirë për përfaqësim", tha Bylykbashi.

Nënkryetari i komisionit sqaron pozicionin e ndërkombëtarëve në këtë proces. Sipas Bylykbashit ekspertët ndërkombëtarë do të kenë rol vëzhgues dhe jo vendimmarrës. Bylykbashi pohoi se askush nuk po anashkalohet dhe gjithçka vjen sipas Komisionit të Venecias. "Rojtarë të transparencës. Ne kemi thënë gjithmonë që i gjithë procesi do të kryhet sipas asaj që përcakton Venecia", tha Bylykbashi. 

Për negociatat me mazhorancën, Bylykbashi thotë se komunikimi vijon me personat e caktuar në negociatë dhe jo me komisionin e posaçëm.

Për letrën e ambasadorit Lu, Bylykbashi nuk pranon të komentojë dhe sqaron se dy formulat e para të propozuara nga euroalius dhe opdat nuk u pranuan nga mazhoranca.

6 hapat që sjellin zgjidhjen e procesit të Vetingut sipas propozimit të Partisë Demokratike
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'