PD, Strazimiri: Rama dhe Xhafaj
pengojnë arrestimin e policëve

PD, Strazimiri: Rama dhe Xhafaj<br />pengojnë arrestimin e policëve<br /><br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka akuzuar kryeministrin Rama, ministrin Xhafaj dhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako si personat që pengojnë arrestimin e tre oficerëve të policisë të akuzuar për trafik droge.

Reagimi i Strazimirit ka ardhur pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, se nuk ishte ai përgjegjës për kapjen e personave në kërkim. “Policia nuk po e gjen dot forcën për të arrestuar “sajmirët”, “fatmirët” dhe “hakinjtë” e partisë”, ka deklaruar Strazimiri. 

Ish-zëvendës ministri i Brendshëm ka kritikuar Xhafajn edhe sa i takon deklaratës se nuk mban përgjegjësi ligjore apo politike për vëllain e tij, i kërkuar sipas PD për trafik droge.

“Hakiu, Fatmiri dhe “sajmirët” në përgjithësi nuk arrestojnë dot vetëveten dhe as vëllezërit prej nëne apo prej partie. Sepse Hakiu, Fatmiri dhe "sajmirët" e Edi Ramës janë pafuqia e ligjit dhe policisë”, ka shtuar Strazimiri. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato