PD, Strazimiri: Tahiri të largohet
makina u përdor nga trafikantët

PD, Strazimiri: Tahiri të largohet<br />makina u përdor nga trafikantët
Partia Demokrtike ka përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Saimir Tahirit pasi sipas saj ministri i Brendshëm është i zhytur në trafikun e drogës.

Në një deklaratë për mediat deputeti Demokrat Gent Strazimiri theksoi se makina e Tahiri 1 vit pasi është përdorur nga trafikantët e drogës rezulton të jetë në pronësi të ministrit të Brendshëm.

Edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit. Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar.Gënjen paturpësisht pasi nuk e ka shitur”- u shpreh Strazimirti.

Deputeti demokrat shoqëron fjalën me një dokument ku sipas tij tregohet që automieti i tipit “audi” me targë AA003GB është siguruar për perjudhën 2015-2016 dhe rezulton në pronësi të Saimir Tahirit.

Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri. Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale”- nënvizoi Strazimiri.

Deputeti demokrat përfundoi fjalën e tij duke akuzuar nga selia blu kryeministrin Rama i cili sipas tij po mbron mashtrimet e Saimir Tahirit.

deklarata e PD

Deklarata e plotë e PD-së

A mund të ndodhë që një Ministër i Brendshëm të kapet i përfshirë në trafik droge me mjetin e tij privat, të pranojë pubklisht se ka shmangur ligjin, ka fshehur pasurinë, dhe të mashtrojë faqe mbarë opionionit publik, dhe sërish të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.
Kjo po ndodh me Saimir Tahirin.
Edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit.
Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar.
Gënjen paturpësisht.
Nuk e ka shitur.
Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri.
Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale.
Por ai është krenaria e Edi Ramës.
Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me habilajt e bandat e tjera të narko-trafikut.
Linja AA003GB, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie.
Pronar i makinës Saimir Tahiri. Pronar i drogës Saimir Tahiri.


Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara