PD: Sulmet e Metës ndaj opozitës
shenjë e agonisë para 21 qershorit

PD: Sulmet e Metës ndaj opozitës<br />shenjë e agonisë para 21 qershorit
Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, nëpërmjet një deklarate për shtyp i ka quajtur fyerjet e Ilir Metës, ditën e sotme nga podiumi i Kryetarit të Parlamentit drejtuar deputetes Demokrate Jozefina Topalli, si shenjë e një degjenerimi dhe agonie në të cilën gjendet dyshja  Rama - Meta, në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit.
 
Ai ka theksuar se Meta duhet të jetë i fundit që duhet të ketë kurajon për të bërë ofendime të ulëta, pasi ai vjen nga një akuzë publike për porositje vrasje të dy deputetëve.
 
Deklarata e plotë për mediat e Gert Bogdanit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e shndërroi sot foltoren e institucionit më të rëndësishëm në vend në një frëngji të sulmit banal e të papranueshëm ndaj opozitës.
Fyerjet e z.Meta ndaj zonjës Jozefina Topalli, janë shenjë e degjenerimit të plotë dhe te agonisë ku gjendet sot kjo mazhorancë, dyshja Rama - Meta, në prag të votës së 21 qershorit.
Ilir Meta është i fundit në këtë parlament që duhet të ketë kurajën për të bërë ofendime të ulëta, pasi ai vjen nga një akuzë publike për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, akuza që erdhi nga vetë radhët e mazhorancës së tij.
Ilir Meta duhet të jetë i fundit të ketë kurajën të përbaltë parlamentin, pasi ai vjen nga një proces i manipuluar me forcën e pushtetit të tij dhe të kryeministrit, për të mbyllur e për të mos lejuar zbardhjen e akuzës më të rëndë të bërë në këto 25 vite.
Koha e kësaj dysheje që dhunon parlamentin e opozitën, po vjen drejt fundit. Ata mund ti shpëtojnë organeve të drejtësisë, por jo drejtësisë së popullit. Ora po vjen, 21 qershori po afron.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë