PD sulmon edhe Brian Yee:
Është pjesë e George Soros

PD sulmon edhe Brian Yee:<br />Është pjesë e George Soros
Partia Demokratike nuk është pajtuar as me deklaratat e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee dhe menjëherë ka nisur sulmlet edhe në adresë të tij. 

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike Tomor Alizoti i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” thotë se edhe Yee është pjesë e lobeve të Sorosit. 

"Nuk mund ta thotë një vend që është kulmi i demokracisë që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën. Kjo do të çojë në krizë. Yee është pjesë e administratës. Ky i përket administratës së vjetër.

Janë pjesë të lobit të tyre. Soros në Shqipëri ka prodhuar politikanë të rinj. Është e vërtetë kjo?
", u shpreh Alizoti. 

Pjesë nga deklaratat:

Alizoti: Pse Edi Rama bëri atë deklaratë në CNN kundër Presidentit Trump? Sepse fondacioni i famshëm “Soros”, i cili ka financuar për idetë liberale në botë, mendoj se ka qenë një çokë e saj. Mendoj se bota njeh lobizmin, është prezent dhe administrata që është pozicionuar kundra. Nuk mund ta thotë një vend që është kulmi i demokracisë që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën. Kjo do të çojë në krizë. Yee është pjesë e administratës. Ky i përket administratës së vjetër.

Ju nuk e dini që Soros në Shqipëri ka qenë i pozicionuar edhe kundër PD-së? Absolutisht!

Tare: Yee flet në emër të Sorosit jo administratës amerikane?

Alizoti: Janë pjesë të lobit të tyre. Soros në Shqipëri ka prodhuar politikanë të rinj. Është e vërtetë kjo?

Tare: Ju në PD duhet ta dini mirë!

Alizoti: Unë nuk e njoh fare.

Tare: Në PD kam përshtypjen e dinë shumë mirë se kanë dalë nga mbështetja financiare e Soros.

Tare: Linjat bëhen duke krijuar kontakte dhe të gjithë këta që kanë dalë opozitës në Shqipëri. Pozicioni i ambasadorit në Shqipëri është i njëanshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi