PD sulmon Fleckenstein: Ta
kanë  bërë dhe ty shërbimin

PD sulmon Fleckenstein: Ta<br />kanë  bërë dhe ty shërbimin
Pas deklaratave të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ku u shpreh se krijimi i një qeverie teknike nuk është i nevojshëm, ka reaguar dhe nën kryetari i PD Edmond Spaho.
 
Nëpërmjet një gjuhe të vrazhdë, Spaho shkruan se nuk është i çuditur me atë ç’ka tha sot eurodeputeti përballë disa gazetarëve shqiptarë.  Ai ka hedhur akuza të forta, ku sipas tij është paguar për të bërë deklarata kundër opozitës.
 
Por Spaho vijon më tej duke shkruar se fjalët e tij nuk janë të rëndësishme dhe se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për qeveri teknike pavarësisht atyre që thotë Fleckenstein. 

"Nuk çuditemi që flet kështu. Ta kanë bërë shërbimin. Por edhe ne mos kujto se do ndërrojmë mendje nga çfarë thua ti", shkruan Spaho. 
SPAHO
(Statusi i Edmond Spahos)

Fleckenstein: Qeveria teknike jo e domosdoshme, opozita të shkojë në Kuvend
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi mesditën e sotme se kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk është e nevojshme.

Sipas tij, bojkoti i Kuvendit nuk zgjidh problemet, ndërsa theksoi se asnjë deputet europian nuk mbështet braktisjen e institucioneve.
 
"Të jesh zgjedhur, dhe të mos shkosh në punë, pushohesh. N.q.s je një parlamentar, mund të bësh çfarë të duash, por duhet të punosh. Të shkosh në punë, në Parlament, e sidomos për të votuar Vettingun. Nuk njoh asnjë deputet europian që të mbështesë bojkotin në çdo vend. Pika e dytë është e lidhur me qeverinë teknike. Vendi sigurisht është i lirë të bëjë çdo lloj zgjedhjeje. Por domosdoshmëria nuk është", tha Fleckenstein.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij