PD sulmon kryeprokuroren:
Ke punuar 1 vit me Edi Ramën

PD sulmon kryeprokuroren:<br />Ke punuar 1 vit me Edi Ramën
TIRANE-  Deputetët e Partisë Demokratike sulmuan sërish sot kryeprokuroren Ina Rama duke e akuzuar se ka bashkëpunuar 1 vit me kreun e PS-së për zhvillimin e hetimeve dhe nuk po heton organizatorët e demonstratës por ata që më 21 janar kanë mbrojtur institucionet, e rendin kushtetues.

Nga ana tjetër deputetët socialistë akuzojnë Berishën se po kërkon të çmontojë institucionet dhe i kërkojnë prokurorisë të vendosen para ligjit ata që urdhëruan vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtaj, Hekuran Dedës e Aleks Nikës para kryeministrisë.  Deputetët PS akuzojnë kryeministrin Berisha e ministrin e Brendshëm të atëhershëm, Lulzim Basha si urdhëruesit e vrasjeve.

Zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet e 21 janarit 2011, ekspertiza e FBI-së, vendimi i gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhënë   për ish komandantin e Gardës Ndrea Prendin, shoferin e tij, Margarit Kume, përgjegjësin e IT në kryeministri Armando Kasaj, si dhe kërkesa për heqjen e imunitetit ndezën debatin mes deputetëve demokratë e socialistë në seancën e sotme parlamentare.

REPLIKE BRACE: MBYLLE GOJËN SE KE VRARË, TOPALLI: DO PËRGJIGJET EDI RAMA
Nënkryetari i Grupit parlamentar Erion Braçe ka replikuar me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.
Brace: E drejta për jetën është e drejtë e sanksionuar deri në fund. Në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta i mbrohet edhe kriminelit. Në 21 janar zonjë janë vrarë katër shqiptarë që nuk kishin paratë dhe pasurinë si tuajën, 4 shqiptarë që kishin të drejtët për të jetuar si fëmijët tuaj. Në 21 janar këta 4 shqiptarë u vranë në mes të bulevardit, u vranë me paramendim, të vendosur për ti marrë jetën, po ua pohoj sot se nuk ka pasur asnjë lloj tentative për të cënuar rendin Kushtetues dhe provën e ke të qartë. Ke qenë në zyrën tënde e reretjuar me automatik në dorë, dhe askush nuk të ka ardhur në derë.
Ndërhyn Topalli: Pse i vratë, pse i çuat me i vra
Brace: Atij zotnisë tjetër kryeministër i erdhën njerëzit në bulevard dhe i vajtën në kangjella dhe i kthyen prapanicën (me falni per shprehjen) dhe nuk i bënë gjë zyrës së tij dhe ai i vrau për këtë fakt. Në ligjin e Gardës përcaktohet se Garda është në varësi të ministrit të Brendshëm”.
Topalli: Lexoje ligjin..
Brace: Mbylle gojën se ke vrarë njerëz.
Topalli- Unë dhe ju e dijmë se ajo ishte e planifikuar me të gjitha mjetet, me molotov, 5 orë, planifikuesit do përgjigjen, i pari Rama. Nuk kalon me letrën e tij”

Ora 12: 56 TOPALLI PER LETREN E RAME: VENGO ANCHE IO, NO TU NO
Topalli “lexova dje me titra për letrën që dje Edi Rama I ka dërguar Ina Ramës. E di çfarë mu kujtua. Mu kujtuan vargjet e këngës: Vengo anche io, no tu no/ Ma perche no/ perche no”. ( shënim: janë vargjet e këngës italiane të Adriano Çelentanos. E përkthyer në shqip do të thotë do vij dhe unë, jo ti jo/ po pse je, sepse jo)

12: 37  TOPALLI: PARA LIGJIT KUSH ORGANIZOI, E PLANIFIKOI 21 JANARIN
Deputeti Eduard Shalsi akuzoi kryeministrin për vrasjen e 4 demonstruesve para kryeministrisë më 21 janar. Shalsi tha se protestuesit në demonstratë nuk ishin të armatosur me pistoleta stilolaps sic deklaroi kryeministri Berisha, pak pas 21 janarit 2011 por “Kemi qenë të armatosur me të drejtën për të mos lejuar një popull të tallet e nëpërkëmbet nga njeriu i papërgjegjshëm si Sali Berisha“.
Në replikë kryetarja e parlamentit Topalli deklaroi “Drejtësia do vihet të jesh i sigurtë. Kush e planifikoi, kush e organizoi do vihen para ligjit” –tha Topalli.
Ndërsa në reagim të Shalsit që fliste nga salla në lidhje me rolin e gardës gjatë 21 janarin, Topalli tha “Kanë bërë detyrën, respektin më të madh për ata që mbrojtën institucionet”

Ora 12: 30 MELISA DODE- OPOZITES: BINDET AKUZEN E PRESIDENTIN TE BASHKEPUNONTE
Deputetja Melisa Dode tha se demonstrate ishte paralajmëruar dhe deklaroi se do të zbardhet se kush e organizoi 21 janarin. "Me datën 20 janar kryetari juaj foli për histori me të vdekur, i cili ftoi mijëra zemra opozitare dhe i braktisi. ...Organi i akuzës bën sikur nuk e ka parë dhe dëgjuar dhe se ato nuk janë thirrje publike. .. 21 janari është vija ndarëse mes atyre që e duan dhe nuk e duan shtetin. Ne kemi mision që ti dalim mercenarëve. Ne vumë një standart i dolëm para mercenarëve. Ne do kërkojmë zbardhjen e plotë, si e bindët akuzën të bashkëpunonte, si e bindët presidentit që të bënte në fillim se nuk kuptontekë kërcënuat dhe inkriminuat. Nuk ka hetim të mbyllur nëse nuk ka drejtësi”

ORA 12: 23 PALOKA: INA RAMA PO BASHKEPUNON ME KREUN PS
Deputeti demokrat Edi Paloka sulmoi Ina Ramën se po bashkëpunon me kreun e PS-se në hetimet për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit.

“Një vit më parë Ina Rama nuk bëri asnjë kërkesë për organizatorët, sot pas një viti na vjen me këto kërkesa. Pse u desht 1 vit për të përcaktuar listën se kush do të hetojë nga garda e opozita. Ta sqarojë Ina Rama, pasi ngjarja e 21 janarit është e qartë për të gjithë ata që kanë pasur një televizor. Të gjithë e panë. E vetmja që nuk pa e nuk dëgjoi është Ina Rama." - tha Paloka.

Ai akuzoi kreun e PS se është përgjegjës i 4 vdekjeve të 21 janarit “ Pas asaj që ndodhi duke dashur të shpëtojë veten, Edi Rama filloi të luajë rolin e viktimës. Rama e mori një përgjigje politike në zgjedhjet lokale, përgjigjen ligjore do ta marrë dhe atë, kur ti vijë koha. Le të jetë kaq gati për tu hetuar dhe me një prokuror tjetër.”

ORA 12: 15 TAHIRI: BERISHA KERKON TE CMONTOJE INSTITUCIONET 
Deputeti socialist Sajmir Tahiri akuzoi kryeministrin se po kërkon të cmontojë institucionet për të mohuar krimin. “E vërteta është që kryeministri mund të dalë nga hetimet kriminel, si njeriu që ka dhënë urdhër më 21 janar. Ekspertiza e FBI thotë që ka qëlluar kreu i Gardës, dhe në kryeministri është konsumuar një krim me fsherjen e provave... Cfarë bëri Faik Myrtaj? Ishte brenda kryeministrisë? Në vendin ku u vra po rrinte me duar në xhepa, dhe po protestonte si e drejtë legjitime, dhe u vra nga arma e komandantit të gardës. Dje Berisha ka deklaruar se 21 janari nuk do hetohet nga drejtuesi aktual. Për mua nuk ka rëndësi se kush do hetojë, por skenari është për të çmontuar institucionet e vendit për të bërë një hetim kryeministror. Sot në rrezik më shumë se njeriu është demokracia, institucionet, parlamentarizmi.”- tha Tahiri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse