PD sulmon Ramën: Pankartat e
Hoxhës në Pezë, provokime brutale

PD sulmon Ramën: Pankartat e<br />Hoxhës në Pezë, provokime brutale
Është përkujtuar sot përmes një ceremonie 75-vjetori i Konferencës së Pezës, ku të pranishëm ishin dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta, si dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.

Në aktivitet kanë qenë dhe një grup veteranësh, të cilët kanë krijuar një stendë në nder të ish-diktatorit Enver Hoxha, në qendër të fshatit. Në lidhje me këtë ka ardhur menjëherë reagimi nga Partia Demokratike.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Edi Ramën, duke e cilësuar stendën e Enver Hoxhës si provokim të kryeministrit. Në një deklaratë për media, Alibeaj thekson se provokimet e turpshme dhe brutale të Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur. 

Deklarata e plotë

Provokimet e turpshme dhe brutale të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur! Sot, në Pezë, iu shfaqi shqiptarëve pankartat me foto të Enver Hoxhës, para të cilave parakalojnë, me përulje dhe adhurim, qeveritarët, deputetët e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor! E bëri këtë pasi Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të Shtetit e emëroi kryeparlamentar! Hetuesin e zellshëm të agjitacionit dhe propagandës komuniste e emëroi Ministër të Brendshëm! Mbushi radhët e qeverisë me pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste! Shembi dhunshëm kullën e simbolit antikomunist Prek Cali!
Pankartat e diktatorit qëllimisht ia vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar te ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstalojë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid