Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate duke sulmuar televizionin Top Channel, pasi në një kronikë të këtyre të fundit sipas PD-së ka disinfrormuar opinionin publik. PD pretendon se në kronikën e Top Channel i ka kërkuar Ramës të tërhiqet, të bëjë lëshime gjë të cilën e përgënjeshtron Partia Demokratike.   

Deklaratë e Partisë Demokratike: 

Në mënyrë të përsëritur Top Channel nën presionin e Edi Ramës dizinformon qytetarët. Kryetari i PD nuk i ka thënë Ramës as terhiqu as mos u tërhiq. I është thënë prano Venecian sepse nuk mund të jete Rama njeriu që vendos kush gjykatës dhe prokuror ka integritet dhe kush jo.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)