PD: Të hënën në protestë para
 Bashkisë kundër Erion Veliajt

PD: Të hënën në protestë para<br /> Bashkisë kundër Erion Veliajt
Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës i bëjnë thirrje qytetarëve që të protestojnë të hënën në orën 10.00 para bashkisë së Tiranës, kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit.
 
Ndërsa ngrenë një sërë akuzash ndaj kryebashkiakut Veliaj, këshilltarët e djathtë thonë se ai nuk po ngre një kënd lojërash për fëmijët por një kioske-lokal-restorant për mikun e tij.
 
Deklarata e plotë e këshilltarëve të djathtë
Erion Veliaj, ky mashtrues i kor​ruptuar që premtoi se nuk do rriste çmimin e biletës së urbanit dhe 24 orë më vonë e rriti duke ju marrë qytetarëve 15 mijë euro në ditë më shumë; ky gënjeshtar që premtoi se nuk do rriste por do ulte taksat bashkiake dhe vetëm 4 muaj më pas i rriti ato dëri në 10 herë; ky hajdut që gënjeu se nuk do prekej asnjë fije bari por dha me koncesion të jashtligjshëm Parkun Rinia e po ndërton pa leje në parkun e Liqenit duke shkatërruar mijëra metra katrorë gjelbërim, kjo vemje që falsifikoi firmën e inspektorit të bashkisë dhe tani po perpiqet të mbyllë hetimet e prokurorisë duke ofruar rryshfete marramendëse për te korruptuar prokuroret e ceshtjes, ky sharlatan që kunder ligjit vazhdon ndertimin pa leje ne mes te parkut, qe lejon ndertimet e Xhillarit ne kalane e Tiranes nderkohe qe qytetaret dergjen ne burg me dite per nje dritare apo nje riparim catie, ky oligark vendor i derguari i shefit te hajduteve ne Tirane, duhet ndalur me cdo mjet dhe me cdo cmim. Pallavrat e tij, se po e ben kete per femijet, kur ne fakt po nderton nje kioske-lokal-restorant per mikun e tij, nuk i beson askush dhe i neverit cdo qytetar i Tiranes. Tirana eshte qyteti i qytetareve dhe jo oborri i pasem i ordinerit te bashkise.

Qytetaret e Tiranës kanë ditur të  rrezojnë diktatorë gjakatarë, kane hedhur ne toke sistemin me te eger komunist te gjithe lindjes. Te henen do tregojne se nje dordolec i korruptuar si Veliaj nuk mund te sundoje qytetin e tyre. Te henen ne oren 10 para Bashkise dhe me pas drejt Parkut te Liqenit per te ndalur kete oligark lokal bashke me interesat e tij korruptive e klienteliste.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime