Partia Demokratike kërkon nga Meta që të miratojë menjëherë ngritjen e komisionit hetimor për serverin e tatimeve. Deklarata e Halimit u bë një ditë para seancës plenare e cila ditën e sotme pritet që të ketë një debat për këtë çështje nga ana e opozitës.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti demokrat theksoi se qeveria, Kuvendit dhe e gjithë mazhoranca janë kapur në një krim kushtetues dhe vazhdojnë me arrogancën antiligj. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë shpalli si antikushtetues vendimin e Kuvendit për mos lejimin e ngritjes së një komisioni hetimor për hetimin e zhdukjes së të dhënave nga serveri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
“Qeveria, Kuvendi, e gjithë mazhoranca janë kapur në një krim kushtetues dhe vazhdojnë me arrogance në rrugën e antiligjit”, -tha Halimi.
/Shqiptarja.com