TIRANE- Pas zhvillimi të mbledhjes së kryetarëve të grupeve parlamentare me përfaqësuesit e qeverisë për të diskutuar mbi draftin e “Nëpunësit Civil” Partia Demokratike theksoi se ky është një rast i paprecendet pasi qeveria nuk ka se çfarë të diskutojë. Duke argumentuar mungesën e tij në këtë takim, kreu i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi se nuk mund të bëhej pjesë e kësaj nisme të qeverisë pasi nuk kishte se çfarë të diskutonte dhe se qeveria duket të zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jo të bëj interpretimin e saj.
“Lidhur me qëllimin e kësaj mbledhje në mos është hipokrizi me dashamirësi do ja lëmë paditurisë së atyre që bëjnë ftesën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të interpretohet nga kryeministri apo ministrat. Më dorëzuan mua një shkresë që i drejtohej kryetarëve të grupeve parlamentare ku kërkohet të mblidheshim në orën 10 për të dëgjuar vendimin e gjykatës kushtetuese për nënpunësin civil.
Është e njëjta mënyrë e përdorur nga Rama edhe përpara se të ndërmerrte aktin normativ. Pavarësisht nëse e bëjnë nga padituria duhet të kenë parasysh që kryetarët e grupeve parlamentare nuk mund ti thërrasë as ministrat as kryeministri”,- tha Paloka. Er.Ko
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com