PD, Tabaku: Beqaj klientelizëm të 
tenderave, në spitale nuk ka ilaçe

PD, Tabaku: Beqaj klientelizëm të <br />tenderave, në spitale nuk ka ilaçe
"Shëndetësia është në ditën më të keqe, ndërsa në spitale ka mungesë ilaçesh". Kjo është deklarata e Pardisë Demorkatike e cila akuzoi ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për klientelizëm të tenderave.

Në një deklaratë për mediat deputetja demokrate Jorinda Tabaku nënvizoi se ka fakte që kompania “Intech+” prej dy vitesh ka rritje të ardhurash.

Tabaku tha se kompania në fjalë para  2013 ishte në pronësi të ministrit Ilir Beqaj i cili sipas saj vazhdon të fshihet pas emrave të tjerë.

Ajo theksoi se në 2013 vitimi neto i kësaj kompanie ishte 8.892.074 lekë ndërsa në 2015 ky fitim sipas deputetes demokrate është shumëfishuar në 160.760.830 lekë.
pd
pd

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:
Ndërsa qytetarë të shumtë përplasen dyerve të Spitaleve, ku shëndetësia është në ditën më të keqe e ku paguhet shumë shtrenjtë gjithçka, ndërkohë që sistemi i është dhënë klientelës me koncesione me fitues të paracaktuar, kur nga arka e shtetit në dy vite kanë dalë 35 miliardë lekë, por në spitale mungojnë ilacet dhe mjetet bazike, Ministri i Shëndetësisë vazhdon i qetë nga zyra e tij të fitojë tendera nën emrin e kompanisë që deri më 9 shtator 2013 e kishte edhe me letra të vetën.
Shumë biznese po mbyllen nga taksat e larta e arbitrariteti i qeverisë, por ka disa biznese që lulëzojnë si rasti i kompanisë Intech+.
Një kompani modeste e cila përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën 63.160.011 dhe Fitim Neto 8.892.074 lekë, dy vjet pasi themeluesi i saj, Ilir Beqa ka marrë postin e ministrit, ajo është shumëfishuar, ka arritur vlerën e shitjes në 160.760.830 lekë duke rritur Fitimin Neto në 42.783.998 lekë.
Qëkurse ministri i shëndetësisë, z. Beqja, ka hyrë në zyrë, kompania e tij ka rritur fitimin me gati 100 milion lekë të reja ose 2.5 herë më shumë dhe ka sjellë një 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Kam këtu pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani që tregojnë këto shifra marramendëse dhe ju mund ti shihni në ekran.
Në vitin e dytë të qeverisjes, shqiptarët janë të zhgënjyer nga premtimi i pambajtur për shëndetësi falas, por Beqja i Edi Ramës është i lumtur pasi Intech+ po merr para pa fund nga shteti nga institucionet, nga çdo zyrë e publike. Në 8 muajt e parë të vitit 2015 kompania që themeloi ai, rezulton të ketë kontraktuar e vetme kontrata shtetërore në vlerë 211.273.980 lekë ose gati 4 herë me shume se e gjithë volumi i vitit 2013.
Ndërkohë që qytetarët po burgosen për një kupon tatimor për dyqanin ku mezi ushqejnë familjen, kur varfëria ka shkuar në skaj, kur papunësia rritet e rritet cdo ditë, kur njerëzit i luten zotit të mos shkelin në spitale për shkak të shërbimit skandaloz, ministri Intech +, ka siguruar deri më tani 14 tendera në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm për vitin 2015 në vlerën e 795.320.911 Lekëve ose rreth 7 milionë euro.
Në 22 muaj janë plot 28 tendera që kjo kompani ka fituar e shumë prej tyre janë me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar as një proces tenderi, pa garë, por me urdhër, me porosi për kompaninë Intech+.
A mundet që një kompani modeste të fitojë kaq shumë para nëse ish-aksioneri i saj kryesor nuk do ishte bërë ministër i shëndetësisë? A mundet që një kompani me një numër modest punonjësish të fitojë minimalisht për vitin 2015 dy tendera me shuma mbi 100 mln lekë? Përkatësisht 181 mln lekë (siç është rasti i AKSHI) apo edhe e 149 mln lekë (siç është rasti i OSHEE), Ministria e Financave, Insituti i Sigurimeve Shoqërore, ZRPP, etj.
Kjo nuk do të ishte e mundur normalisht, por kjo është skema e Edi Ramës dhe ministrave të tij, për t’u pasuruar me taksat e shqiptarëve, për të vjedhur sa më shumë.
Kjo është qeverisja rilindase, shqiptarët më të varfërit në europë me ministrat më të pasur në kontinent.
Ky korrupsion, kjo zhvatje e parave të shqiptarëve duhet ndalur, dhe abuzuesit duhet të përgjigjen para ligjit.
Bashkë me qytetarët, do ti ndalim, e do vëmë ligjin mbi vjedhjen, ligjin mbi korrupsionin.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'