PD: Tahiri 1.1 mld lekë korrupsion
me tenderin për uniformat e policisë

PD: Tahiri 1.1 mld lekë korrupsion<br />me tenderin për uniformat e policisë
TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri vijon të sulmohet nga opozita, këtë radhë për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreut i departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj tha se fituesi i tenderit për uniformat ishte paracaktuar, duke akuzuar ministrin për një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh.

Deklarata e plotë
Pas uniformës së re të policisë që prezantoi Tahiri, fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh. Asnjë transparencë, asnjë informacion për procesin, për tenderimin.
Kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar. Uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi.

Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë. Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj. Nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur. Vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar.

Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit. Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit. Ky ministër që po bën krenar shefin e tij dhe në lëmin e korrupsionit, nuk e ndjen si detyrim të respektojë ligjin dhe procedurën, as të japë llogari. Ashtu siç nuk u përgjigj edhe mbrëmë, kur publikisht në sytë e shqiptarëve u pyet në “top story” për lidhjen e tij me Emiliano Shullazin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD