PD: Tahiri marrëdhënie me krimin
ka pastruar kartelën e Balilit‏

PD: Tahiri marrëdhënie me krimin<br />ka pastruar kartelën e Balilit‏
Partia Demokratike ka vijuar akuzat e saj për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku përmes kreut të departamentit të sigurisë Enlekejd Alibeaj ajo ka thënë se, Tahiri ka pastruar kartelën e Balilit si dhe vijon marrëdhëniet e tij me krimin.

Sipas Alibeajt është zbuluar fakti se, dosjes së Balilit i janë pastruar precedentët e mëparshëm siç është ai i rogës së kapur në vitin 2006, kallëzimit të bërë ndaj tij nga Bashkia Sarandë dhe denoncimeve të tjera.

Ai ka shtuar se Tahiri i ka krijuar Balilit kushte për tu larguar nga vendi, pa rënë në sy, ndërkohë që ka shtuar se Tahiri duhet të largohet nga detyra.

Ja deklarata e Enkelejd Alibeaj
Klement Balili, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nga gjysma e Europës dhe nga DEA amerikane, i emëruar drejtor i transportit rajonal të Sarandës nga Edi Rama, jo vetëm kishte mbështetjen e nevojshme politike e qeveritare për biznesin e tij kriminal, por shërbimet dhe favoret e Saimir Tahirit ndaj tij kanë arritur kulmin me pastrimin e të kaluarës së tij kriminale.
Eshtë zbuluar se janë hequr në kartelen e Balilit krimet e precedentët e mëparshëm.
I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, rezulton me një të shkuar të pastër, edhe pse në vitin 2006 u kap me 750 kilogramë drogë, edhe pse Bashkia Sarandë e ka kallëzuar për ndërtim pa leje, edhe pse ka pasur probleme të tjera dhe konflikte për të cilat është denoncuar.
Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët.
Eshtë kjo arsyeja pse Policitë e vendeve fqinje dhe DEA amerikane nuk kishin besim tek autoritetet shqiptare dhe i përjashtuan nga aksioni ndërkombëtar, pasi e dinin se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë.
Saimir Tahiri ka dalë kështu zbulur në lidhje të gjithanshme me krimin me trafikun e drogës. Duke ofruar jo vetëm imunitet, paprekshmëri, vënie në dispozicion të pikave kyçe të policisë e të kufirit, e duke ndihmuar në arratisjen e Balilit, por duke e nxjerrë eskobarin e Ballklanit edhe të pastër, pa asnjë krim të mëparshëm.
Ky inkriminim i ministrit të brendshëm është një rekord i zi në shkallë botërore, dhe Tahiri është sot në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve i provuar me lidhje të thella e të çdo lloji me krimin e trafikun e drogës.
Nuk mjafton më largimi i tij një orë e më parë nga detyra.
Ai duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë për të gjitha rastet e shërbimit që ka kryer ndaj bandave, ndaj Balilit, Habilajve, Shullazit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar