TIRANE- Gjykata kushtetuese do të marrë në shqyrtim këtë të hënë kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin e miratuar nga qeveria për Shkollën e Magjistraturës. Kushtetuesja do të vlerësojë kërkesën e PD-së për pezullimin e ligjit të miratuar nga qeveria në muajin shtator për disa ndryshime në ligjin nr.8136, datë 31.07.1996 për Shkollën e Magjistraturës. Ishte deputeti demokrat Eduard Halimi, i cili në emër të një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, dorëzoi më 22 shtator në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e 3 ligjeve të qeverisë.
/Shqiptarja.com






