PD: Të hiqet mandati i Rakip
Sulit, konflikt interesi me OSHEE

PD: Të hiqet mandati i Rakip<br />Sulit, konflikt interesi me OSHEE
Partia Demokratike i ka dorëzuar sot Kuvendit kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit, Rakip Suli, i cilis, sipas saj, është kapur në konflikt interesi me Operatorin e Shpërndsarjes së Energjisë Elektrike, pas marrjes nga ky i fundit me qera të një godine në pronësi të djalit të deputetit.

Për këtë, Grida Duma, publikoi edhe një dokument të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ku thuhet se prona e marë me qera nga OSHEE është e djalit të deputetit.

PD

Ja deklarata e plotë e saj.

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli, pasi ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar fonde publike nga OSHEE.
Milionat që merr çdo muaj nga OSHEE, sjellin automatikisht papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të Ramës.
Pas denoncimit tonë tre ditë më parë, Suli e pranoi se godina e tij ka kontratë qiraje me OSHEE, por tha se ai nuk ka më aksione në këtë biznes.
Dokumenti i QKR që keni në ekran, tregon se tashmë aksionet i ka Saimir Suli, djali i deputetit.
Dhe ligji 9367, pika 1 e nenit 24, ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli.
Ky është një rast i përsëritur i abuzimit, i zhvatjes së milionave të parave të shqiptarëve nga deputetët e Edi Ramës.
Ky është shteti i korruptuar i Edi Ramës, ku në çdo drejtim, në çdo fushë është ngritur skema e ndarjes së milionave.
Banda e hajdutëve të OSHEE, me porosi të Edi Ramës vazhdon të shpërndajë pako me miliona për njerëzit e kryeministrit, ndërkohë që me dhunën dhe arbitraritetin që tregon çdo javë lë pas një viktimë, një qytetar apo familjar të pamundur që nuk përballon dot errësirën në këtë dimër të ftohtë.
Kështu i zhvasin milionat këta. Ilir Beqa bën sikur heq dorë nga firma e tij, dhe merr 31 tendera me mbi 11 milionë dollarë, sadri abazi po ashtu, merr 970 milionë lekë, Kokëdhima merr miliarda. Kështu pasurohet banda e Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.
Për këto abuzime, vjedhje e padrejtësi, Populli është në këmbë. Revolta do ta ndalë shtetin e korruptur të Edi Ramës. Nesër në orën 10, në dyert e parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska