PD: Tender abuziv pranë Gardës, do ndërtohen kulla private

Partia Demokratike denoncoi këtë të dielë një tender, sipas tyre abuziv, të Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e 650 metrave rrugë tek Garda në hyrje të Parkut të Liqenit, në vlerën e 2 milionë eurove. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, tha se kjo zonë do të betonizhet dhe se me paratë publike Veliaj po bën gati infrastruktirën për kullat private.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES INA ZHUPA

Disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta zyrtare që zbuluan para qytetarëve planin e Erion Veliajt për ta kthyer zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në zonë të betonizuar për ndërtime.

Në atë kohë, ne e sfiduam Erion Veliajn që të mos u shiste qytetarëve propagandë, por t ë diltë në debat me ne dhe të shpjegonte përse në planin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e Liqenit artificial, mu në hyrje të tij, do të bëtonizohej. 

Siç e ka zakon, Erion Veliaj mashtroi, pa dhënë asnjë argument.

Në të vërtetë, si shumë prej fjalëve që thotë Erion Veliaj, ky është mashtrim. Zona tek Garda e Republikës nuk i kthehet Parkut tek Liqeni Artificial, por bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë.  

4 ditë përpara shpalljes së rikandidimit të tij luksoz, që sipas mediave ka kushtuar më shumë se 1 milionë euro, Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra.  Rruga nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin, por ajo do të marë rreth 2 milion euro nga taksat e qytetarëve për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliajt.  Ajo lidh zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, duke ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen aty më vonë, pas prerjes së qindra pemëve, për gjoja ndërtimin e rrugës.

Oligarkët do ta kenë rrugën të hapur për të ndërtuar kulla mbi 29 metra lartësi dhe mbi 9 kate, me shërbime, parking dhe banim.

Tirana me Erion Veliajn në shërbim të pastrimit të parave, nuk kursen asgjë, as mushkërinë ë vetme të qytetit, as trashëgiminë kulturore dhe historike, as shtëpitë e banorëve të saj. Në vend të shfaqjeve luksoze dhe korruptive, Erion veliaj duhet t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

•             Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit?

•             Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial dhe sa para të pista do të pastrohen në tokë publike?

•             Cilat janë interesat dhe fitimet e Veliajt dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?

Partia Demokratike është dhe do të jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga këta dy njerëz, të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 24/03/2019 16:20

    Doli dhe surratnishanja e pd se

    Përgjigju
    • Jola: 24/03/2019 18:59

      Ai betinizoi prapa presidences duke prere pishz e peme 70 vjecare si ka pee gje pemet 50 vjecare tek garda.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin