PD,Terpollari: Ndihma ekonomike
mashtrim i Veliajt për 20 mijë familje

PD,Terpollari: Ndihma ekonomike<br />mashtrim i Veliajt për 20 mijë familje
TIRANE - Sipas Partisë Demokratike programi i ish-ministrit Veliaj për transformimin e ndihmës ekonomike në një program riintegrimi social , ka qënë një mashtrim për 20 mijë familje shqiptare.

Në forumin rinor të PD kandidati për këshillin bashkiak Fabian Topollaj tha se ish-ministri Veliaj vetëm premton e premton por prapë mashtron dhe këtë ndihmë e përfitojnë vetëm vetëm militantët e partisë dhe jo nevojtarët.

Ndihma Ekonomike është shpërndarë më pak se sa vitet e tjera dhe kjo vërtetohet lehtësisht nga buxheti i shtetit. Erioni premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.
Çdo ditë ne do t’i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim
’’- tha Topollaj.

“Në 2013 Erioni premtoi: “Do të hartojmë paketën rregullatore për transformimin e Programit të Ndihmës Ekonomike në një Program për Riintegrimin Social.” Por një vit më pas Erioni mashtroi 20,000 familje që u përjashtuan nga skema me një urdhër nga Veliaj, vetëm pse iu gjetë një tavolinë me 3 karrige apo një televizor në shtëpi. Sot ndihmën ekonomike e marrin vetëm militantët e partisë dhe jo nevojtarët. Ndihma Ekonomike është shpërndarë më pak se sa vitet e tjera dhe kjo vërtetohet lehtësisht nga buxheti i shtetit. Çdo ditë ne do t’i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim, sepse votuesit nuk do të mashtrohen përsëri," - tha Topollaj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor