Nga ky takim u bë e mundur ngritja e strukturave bazë të PD dhe mbledhja e databazave. Në fjalën hapse kryetari i Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe, Lutfi Vata, theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne dhe për Partinë Demokratike që ngre strukturat e saj në Londër.
“PD është një parti me vlera, parti e cila nuk blen vota por ajo është partia e cila respekton votën e lirë”, tha ai. Me tej, takimi vazhdoi ku fjalën e mori i ngarkuari me punë i Partisë Demokratike Shkelzen Hasanaj për ngritjen e strukturave të ksaj partie në Britani. Hasanaj shprehu përshëndetjet e përzemërta për të gjithë antarët nga kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe theksoi rëndësinë e madhe që ka ngritja e këtyre strukturave të PD në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe disa nga studentët e dhjetorit ‘90 ku një prej tyre ishte Artur Alia i cili u shpreh se kjo mbledhje është shumë e vonuar pasi strukturat e PD duhettë ishin ngritur vite më parë. 315 anëtarësimet e reja erdhën si rezultat i punës së bërë nga i ngarkuari i Partisë Demokratike Shkëlzen Hasanaj, dhe grupit të punës i përbërë nga Lutfi Vata, Elenica Mishto, biznesmenë dhe anëtarë të PD që nga viti 1991, Naim Hasani si dhe gazetari Kreshnik Zeqaj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)