PD, Topollaj: Veliaj të shkojë para
drejtësisë, falsifikoi firmën për gjobën
Anëtari i Këshillit Bashkiak tëTiranës, në radhët e Partisë Demokratike, Fabian Topalaj në një dalje publike për mediat, ka deklaruar se kryebashkiaku Veliaj ka kryer dy vepra penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumentave.
TIRANE - Anëtari i Këshillit Bashkiak tëTiranës në radhët e Partisë Demokratike, Fabian Topalaj në një dalje publike për mediat ka deklaruar se kryebashkiaku Veliaj ka kryer dy vepra penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumentave.
Këtë çështje ai e lidh me atë të firmës së policit bashkiak në gjobën e Bashkisë për PD-në, për të cilën edhe vetë inspektori bëri kallëzim në Prokurori gjatë ditës së djeshme, duke thënë se nuk ka firmosur ai në faturën për dëmet e shkaktuara në protestën e 8 dhejtorit.
Topallaj tha se Prokuroria duhet të hetojë rreth kësaj çështje dhe të kërkojë dënimin e Veliajt.
Ja deklarata e plotë e tijDrejtori i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka konsumuar dy vepra të rënda penale në një ditë; Falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.
Kurajoja dhe integriteti i inspektorit Besmir Karaj, zbuloi shkeljet e rënda të Veliajt, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të fituar simpatinë e shefit të tij, duke i vendosur gjobë popullit protestues.
Deri dje, akti i Veliajt ishte komik dhe qesharak, dhe mbarë opioni publik janë tallur me të.
Por nga dje, rezulton se kemi të bëjmë me shkelje serioze të ligjit, dhe me dy vepra të rënda penale, falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.
Tashmë në prokurorinë e Tiranës ka një kallëzim penal të kryer nga inspektori Karaj.
Ne i kërkojmë prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe të nxjerrë përgjegjësitë e Veliajt para ligjit.
Çdo qytetar i vendit do të ishte pas hekurave tani me këto dy vepra penale, të provuara tashmë publikisht.
Prokuroria ka rastin të tregojë se ligji funksionon për të gjithë, dhe se Erion Veliaj, nuk ka imunitet kur falsifikon dokumenta e shpërdoron detyrën.
Abuzimi i drejtorit të Ramës në Bashki, është një prej padrejtësive që shkakton kjo mazhorancë që e sollën popullin në Protestën madhështore të 8 dhjetorit.
Protestë që do të rritet e nuk do të ndalet derisa klika e korruptuar që nëpërkëmb ligjin si ti dojë qejfi, të largohet, e vendit ti hapet një rrugë e re.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.9%
-
Të gabuar
85.1%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27