TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmeve të PS sa i takojnë pronësisë së truallit të selisë së PD. Në një deklaratë për media, Zëdhënësja e kësaj force politike, Laura Vorpsi, tha se PS ka ndërmarrë një fushatë shpifje dhe denigrimi, duke vijuar sulmet ndaj institucioneve. Sipas Vorpsit, presidenti nuk ka asnjë lidhje pronësie me truallin e Selisë së PD, e cila sipas saj është pronë shtetërore dhe kjo “mund të vërtetohet nëpërmjet numrit të pronësisë të regjistruar në hipotekë”.
“Sot po u bëjmë të njohura disa fakte publike që i di çdo qytetar i informuar, përveç Partisë Socialiste. Godina e PD ka një numër pasurie në Hipotekë që mund të vërtetohet lehtësisht. Shpifësit hedhin baltë mbi Nishanin. Në këtë tymnajë të PS, nuk ka pikë takimi me të vërtetën. Po merren me këtë çështje në një kohë që vendi ka nevoja të tjera”, u shpreh Vorpsi.
Duke vijuar akuzat ndaj kryeministrit të ardhshëm, zëdhënësja e Partisë Demokratike, tha se “Rama po vijon me polikën e revanshit”.
“Rama po përmbush nevojën për revansh që ndjen në venat e tij, por s’mund të shkrurajojë PD e cila vijon t’i qëndrojë përkrah mbështetësve të saj”, theksoi Vorpsi në deklaratën për mediat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com