PD vazhdon akuzat për Ramën: Po kërcënon opozitën me Sinan Idrizin

Partia Demokratike ka vijuar akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, lidhur me investimin e linjës së re ajrore “Air Albania”.

Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se Rama është duke përdorur biznesmenin Sinan Idrizi për të kërcënuar opozitën.

Deklarata e plotë e Alibeajt:

Një farë Sinan Idrizi, që thotë se është biznesmen i madh, pa patur ndonjë biznes që mund ta tregojë, i ka dhënë dje borxh Edi Ramës emrin e tij për të lëshuar banalitete prej të forti ne adresë të Partisë Demokratike.

Neuroza e re, që bashkëpunëtorët ia njohin si “Makthi i Babales”, i shfaqet Edi Ramës sa herë ai kapet nga opozita në afera gjigande korruptive, kriminale dhe klienteliste. 
Prandaj, pasi urdhëroi dy televizionet kombëtare të censurojnë opozitën për aferën korruptive të Air Albania, Edi Rama përdori emrin e Sinan Idrizit për të bërë si i fortë duke kërcënuar opozitën me gjyqe dhe burg. 
E vërteta është se kompania e Sinan Idrizit u krijua me një fond qesharak vetëm 9 ditë para vendimit të firmosur nga Edi Rama që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbashkët me qeverinë, siç është biznesi multimilioner i kompanisë ajrore Air Albania. 

Përpara se t’i marrë borxh emrin Sinan Idrizit për të kërcënuar me gjuhë banale opozitën, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:
Kush është Sinan Idrizi?
Si vendosi të bëjë biznes me Idrizin?
Me çfarë është marrë në të shkuarën Idrizi dhe prej nga burojnë paratë e tij?
Si vendosi Edi Rama për aksionet që do të marrë Idrizi tek Air Albania?
Sa para do të investojë shteti në Air Albania?
A po investohen tek Air Albania dhe tek Aeroporti i Vlorës para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të huaj? 
I vetmi reagim i Ramës prej 3 ditësh ishte fletërrufeja me emrin e firaunit të tij Sinan Idrizi që, mesa duket, e bën të ndjehet Pasha të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Por, pas kësaj të djeshmes ne kemi edhe një pyetje tjetër për Edi Ramën: 
Shkrimi i fletërrufeve me emrin e Sinanit është i përfshirë në fitimin që do të ndani apo paguhesh ekstra?
Profesioni si shkrues fletërrufesh do t’i shërbejë shumë shpejt, sepse do të vijë dita që Edi Rama, Sinanët dhe firaunët e tij të përgjigjen para drejtësisë për çdo vendim korruptiv për të pasuruar veten e tij në dëm të interesit publik!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rini: 16/06/2018 14:36

    Alibej behu gati per arrest per shpifje publike . Sinan Idrizi po sfidon PD me ligjin , ku pretendon se deklarata e Tabakut eshte shpifje, dhe ku qendron se Rama don te friksoj poziten . Ju orandaj nuk ju beson njeri , se luften opozitare pa ide dhe program e keni kthyer ne shpifje ,gjoja per te nxirur popullin te reagoj . Cfar do besh do gjesh dhe me babale nuk nxherr gje . Dilni para drejtesise dhe mbroni akuzat qe beni , ndryshe mbyllni gojen me mashtrimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)