PD: Veliaj favorizoi EAG, detyroi 
specialisten të firmoste tenderin

PD: Veliaj favorizoi EAG, detyroi <br />specialisten të firmoste tenderin
Partia Demokratike, ka vijuar sërish akuzat në adresë të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,Erion Veliaj, për atë që opozita e ka cilësuar si abuzim me fondet qeveritare, për të favorizuar kompaninë EAG.
 
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi , nxori para medieve një letër qe selia blu pretendon se ka ardhur nga specialistja pranë agjencisë shtetërore për mbrojtjen e te drejtave të fëmijëve, e cila pretendon se është shantazhuar ne mënyre sistematike nga kryetarja e agjencisë për të firmosur procedurat e një tenderi me vlere 25 milionë leke, para këto që duhet të shkonin sipas saj për kompaninë EAG.

Deputetja e PD-së tha se ajo ka kundërshtuar të firmosë dhe për këtë është shantazhuar nga drejtoresha ne fjale në mënyrë sistematike. Për ketë PD thotë se specialistja , ka vene në dijeni përmes një letre të bërë publike për medina dhe kryeministri Edi Rama dhe ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj prej të cilëve nuk ka marre përgjigje.

Por ne letrën e bërë publike nga PD ne asnjë rresht të saj nuk përmendet emri i ministrit Veliaj si i përfshire në këtë procedure tenderimi dhe as i kompanisë EAG .Por PD pretendon se procedurat e prokurimit janë bere pa shpallje paraprake për t’u favorizuar kjo kompani. E gjitha behet fjale për disa aktivitete me rastin e festes se 1 qershorit.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)