PD: Veliaj fsheh projektin, tek parku 
 i lojërave edhe kafe dhe restorant

PD: Veliaj fsheh projektin, tek parku <br /> i lojërave edhe kafe dhe restorant
TIRANE -  Partia Demokratike thotë se në projektin e Bashkisë së Tiranës për një kënd lojërash në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës është përfshirë në mënyrë të fshehtë nga syri i publikut edhe një kafe dhe restorant. Në një deklaratë nga selia blu deputetja Jorida Tabaku tha se Kryebashkiaku Erion Veliaj do i japë një miku të tij mundësinë për të ngritur këto subjekte private brenda parkut. 

"Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat.E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente. Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t’ia fshehë publikut. Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës", tha Tabaku.

Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku
Erion Veliaj, jo vetëm është duke bërë një ndërtim të paligjshëm brenda Parkut të  Liqenit, duke prekur një zonë të mbrojtur, duke prerë pemë, duke shkelur aty ku askush nuk guxoi për 25 vite, por ai po fsheh qëllimin e tij kryesor, klientelist e korruptiv.

Eshtë kafja dhe restoranti që do ia japë mikut të tij, arsyeja kryesore pse Erion Veliaj po ndërhyn në Parkun e Liqenit.

Kryetari i Bashkisë përpiqet ta fshehë këtë, me pro​pagandë bajate sikur ai dhe vetëm ai mendon për fëmijët e qytetit. E vërteta është se ai po mendon për klientelën dhe përfitimet e tij. 

Siç e shihni në relacionin e pasqyruar dhe në ekran, Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat.
E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente.

Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t’ia fshehë publikut. Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës dhe Partia Demokratike janë të vendosur të mos e lejojnë këtë paligjshmëri dhe sipërmarrje klienteliste të Erion Veliajt. Parku i Liqenit nuk është oborri privat i kryetarit të Bashkisë. Eshtë pasuri e qytetarëve dhe e tillë do të mbetet.

jorida tabaku

jorida tabaku




Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?