PD: Veliaj po shfrytëzon karantinën për betonizimin e Tiranës, qeveria 52 mln euro tendera në një javën e koronavirusit klientëve të saj

PD: Veliaj po shfrytëzon karantinën për betonizimin e Tiranës, qeveria 52 mln euro tendera në një javën  e koronavirusit klientëve të saj

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ndonëse vendi ndodhet në në gjendje "lufte", ato kanë dhënë 52 mln euro tendera në javë dhe një zonë për t’u betonuar miqve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nga selia blu, ish- deputeti Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Veliaj se po shfrytëzon momentin kur qytetarët janë në karantinë për të vijuar betonizimin e qytetit dhe tenderi më i fundit sipas PD është dhënë tek zona e liqenit, pranë Gardës, aty ku është mushkria e qytetit.

Sipas denoncimit të bërë nga PD-ja, në total tenderat e dhënë kapin shifrën e 51,5 mln eurove dhe që po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë.

Deklarata e plotë
Kompanitë e preferuara të Ramës marrin tendera edhe në javën e ferrit të Coronavirus.

Ndërsa shqiptarët janë vendosur në karantinë për t’i bërë ballë COVID-19, kur bizneset kanë mbyllur dyert dhe po luftojnë një luftë ndaj CORONAVIRUS, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vazhduar të tenderojnë projektet për betonimin e Tiranës. Pjesa e Parkut të Liqenit, ku aktualisht ndodhet godina e Gardës së Shqipërisë, është shpallur si i hapur në garën e Bashkisë të publikuar këto ditë karantinimi.

Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020.

Ndërsa qytetarët janë vendosur në karantim dhe në ankthin për të shpëtuar nga Coronavirusi, virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët dhe veçanërisht Tiranën. Bashkia Tiranë vazhdon të ketë prioritet pagesat për klientët e saj, duke paguar 700 mijë euro për kompaninë offshore të inceneratorit. Pak ditë më pas, edhe kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto,  Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro.

Por inceneratorët nuk janë të vetmit që kanë përfituar në këto kohë karantinimi. Buletini i tenderave dhe koncesioneve është i pasur. Kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro (8 mln lekë).

Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020. Në një kohë kur bota po ushtron presion dhe po çliron shuma të mëdha në ndihmë të ekonomisë, Edi Rama u hedh paratë e shqiptarëve të karantinuar miqve të tij. Përfshirë edhe mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020.

Në total vlerat e hetuara deri më tani kapin shumën e 51,5 mln eurove dhe që po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë. Ndërkohë  Bashkia Tiranë vazhdon planin betonues të kryeqytetit sidomos tani gjatë karantinimit dhe shmangies së vëmendjes. Është jetike që këto shuma të ishin alokuar për një rishikim buxheti në ndihmë të familjeve që janë në kushte ekstreme varfërie dhe për një frymë-marrje të domosdoshme për ekonominë. Por duket se zëri i tyre bie në veshin e shurdhët të një Edi Rame që mes halleve të njerëzve dhe xhepave të tij dhe miqve të tij ka zgjedhur edhe në kohë pandemie të vjedhë dhe shpërdorojë paratë e shqiptarëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TURI MIU ALIBAJGA: 20/03/2020 09:13

    Ky turimiu alibajga është njeriu më negativ i partis kak pd. Ky ka vllain në burg për drogaxhi në Gjermani e ky klysh kurve ktu në Shqipri bën politik o Zot çfar i kan bër Shqiptarët Zotit që të ken në krye të politikës së tyre kshu lloi vemjesh si ky bastardi turi mi alibajga.

    Përgjigju
  • genti: 19/03/2020 18:41

    KANE NJE FARE TE DREJTE KETA TE PD,,,JO SE JANE TE MIRE KETA TE PD,,,,PER BETONIZIMIN E TIRANES,,,DHE PER KETE ESHTE FAJTOR EDI RAMA ME KELYSHIN E KURVES ERION VELIAJN,,,SHKONI NE RRUGEN E BARRIKADAVE PAK PARA SE TE SHKOSH TEK GJIMNAZI SAMI FRASHERI NE TE MAJTE,,,NJE LAGJE SHUME E BUKUR ME VILA E SHTEPI NJEKATESHE JANE RRETHUAR NGA PALLATET NE NDERTIM TE VELIAJT,,,PO ASHTU SHKONI TEK PASTICERI FLORA,,ATY NE TE DJATHTE ESHTE NJE TUNEL ,,DIREKT MBAS TUNELIT KEMI NJE MONSTER-PALLAT NE NDERTIM,,KETO JANE LEJE TE DHENA TANI NE KOHEN E KETIJ PUSHTIT QE NA PREMTOI SE NUK DO KISHTE ASNJE NDERTIM NE TIRANE,,,SHKONI NE ANEN TJETER TE RRUGES TE BARIKADAVE ,,,PRAPE KA PALLATE ATY NE NDERTIM,,,PELLEMBE E PALLATE,,SHKONI TEK ISH- MUZEU I KAFSHEVE,,ATY PO NDERTOHET NJE PALLAT GJIGAND.,,,NDERMJET RRUGES TE DURRESIT DHE MINE PEZA ME DUKET ,,PRAPE ESHTE DUKE U NDERTUAR ATY NJE PALLAT TJETER,,,ATY KA PALLATE 5 KATESHE TE VJETRA POR SHESHI KA QENE I PROGRAMUAR SI SHESH PUSHIMI E PER TE LUAJTUR KALAMAJTE,,,POR NUK KA KOHE VELIAJ SE I MERR URDHERAT MGA AI PALLOSHI I GJATE ,,,QE TE SHKATARROI PLOTESISHT TIRANEN,,,TANI MIRE KETA RAMA+VELIAJ KANE QENE ZORRTHARE E DUAN TE BEJNE LEKE,,,PO PSE KY POPULLI YNE I BLEN KETO APARTAMENTE 5 M LARG PALLATIT TJETER,,,NUK E KUPTOJ....

    Përgjigju
    • shqupist leshi: 19/03/2020 23:32

      gjithe kete list ku e sigurove/?/apo duke pare punen tende te ra ne sy gjithe kjo liste???hahhah sa i pa pare qe je.thuaje ku e gjete kete list?? nga shqupi apo duke bere plazh ne jale???

  • Raul: 19/03/2020 15:56

    Doli dhe ky sumkapuci i pd leshelis, mos u pref o Alibeaj dhe 8 vjet opozite do jesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet