PD: Vendi jo vetëm pa mjekë,
por edhe pa shërbim shëndetëso

PD: Vendi jo vetëm pa mjekë,<br />por edhe pa shërbim shëndetëso
E ndërsa nesër do të zhvillohet Asambleja e PS, Tritan Shehu paralajmëron fjalimin e Ramës për shëndetësinë, ndërsa akuzon se vendi jo vetëm që është pa mjekë, por edhe pa shërbim shëndetësor.
 
Sipas tij në tre vite nga vendi janë larguar 400 mjekë, ndërsa numri i specialistëve është në krizë të thellë, numri i specialiteteve mjekësorë është rreth 9 herë më i ulet se sa kanë vendet e zhvilluara.
 
STATUSI I TRITAN SHEHUT
VENDI JO VETEM PA MJEKE- AI ESHTE PA SHERBIM SHENDETESOR!
Kryeministri neser ne “Asamblene Programore” te PS a do ta permende fjalen “Shendetesi Falas”, sic e trumbetoi kater vite me pare!?
SHENDETESIA JONE OFRON SOT KUJDESIN ME TE KEQ NDAJ PACIENTIT NE RAJON DHE EUROPE ( OBSH):
1-Aktualisht jemi ulur ne 1,12 mjeke per 1000 banore, kur mesatarja europiane eshte 3,5 dhe Maqedonia e ka 2,7. Kjo renie nuk ka asnje perpektive te kontrollohet. Ne vendin tone cdo vit dalin ne pension rreth 300 mjeke e nuk diplomohen me shume se 250.
PLUS NE TRE VITE JANE LARGUAR NGA VENDI RETH 400 MJEKE.
2-Numri i specialisteve te ne eshte ne krize te thelle, numri i specialiteteve mjekesore eshte reth 9 here me i ulet se sa kane vendet e zhvilluara.
3-Numri i shtreterve spitalore eshte ulur ne 2,6 per 1000 banore kur mesatarja europiane eshte reth 4 dhe Maqedonia e ka rreth 3,5.
4-Shpenzimet shendetesore, megjithe pagesat direkte jane 260 $ per fryme popullesie ne vit; mezatarja europiane eshte 2300 $, ne Maqedoni jane rreth 600 $.
NIVELI I CILESISE SE KUJDESIT NDAJ PACIENTIT, SIPAS OBSH, MATET NGA NIVELI I SHPENZIMEVE SHENDETESORE, NUMRI I SHTRETERVE DHE NUMRI I MJEKEVE E SPECIALISTEVE.
Pra te ne gjendja eshte katastrofale mbas kater vite “Shendetesi Falas”.
Nuk duket qe neser do te kete ndonje sinjal real per nje te ardhme me optimiste.
MEGJITHATE NE ATE “TAKIM PROGRAMATIK”  DIKUSH DUHET TE FLASE PER KETE KATASTROFE TE SISTEMIT TONE SHENDETESOR”!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm